Futboll Sport

NGA FACEBOOKU ME EMRIN TORRES TEK PASAPORTA GREKE/ Keidi Bare rrëfen: Ja pse nuk luajta tek Atletico

Keidi Bare është kthyer në protagonistin e muajve të fundit te skuadra e Malaga në La Liga2, një prej emrave më të preferuar nga tifozët edhe pse ka pak muaj që vesh fanellën e kësaj skuadre dhe nuk numëron ende 10 ndeshje si titullar.

Tifozët spanjollë tani duan të dinë gjithçka rreth mesfushorit shqiptar i cili ka lënë mbresa në çdo paraqitje të tij ndaj edhe mediat lokale kanë shuar kuriozitetin me intervista të ndryshme të tij.

Në një prej tyre, dhënë për “ElDesmarque”, Bare ka treguar edhe emocionet kur luan me Kombëtaren dhe pse vendosi të pajisej me pasaportën greke së fundmi.

“Mund të shkoj në Kombëtare, por e vendos trajneri. Unë nuk vendos asgjë, puna ime është në fushë. Uroj që të më ftojë. Pasaporta greke? Me pasaportën shqiptare nuk mund të luaja, te Atletiko nuk munda të luaja për dy vite për shkak të saj. Familja ime jetonte në Greqi dhe mora kombësinë greke pasi është më e lehtë të luaj në Europë me këtë pasaportë. Të gjithë futbollistëve u pëlqen të luajnë me kombëtaren, është diçka shumë e bukur. Familja ime është gjithmonë atje, më bën më nervoz kur shkoj të luaj për Shqipërinë”, tregoi futbollisti i cili më pas ka rrëfyer disa kuriozitete mbi jetën e tij.

“Emri im nuk është shqiptar, ka pak të tillë. E vendosën pasi një ditë mamaja ime bashkë me gjyshen e panë emrin Keidi në televizion (qesh). Përpiqem t’i ngjaj të gjithë mesfushorëve, Modriç, Iniestës kur ishte te Barcelona. Shoh thuajse të gjithë mesfushorët që luajnë në të njëjtin pozicion me mua. Te Atletiko isha bashkë me Saul e Koke. Edhe pse idhulli im ishte Fernando Torres, me të cilin nuk kam shumë lidhje për mënyrën e lojës. Kur isha i vogël, kisha një adresë në Facebook ku vendosa emrin Fernando Torres dhe jo Keidi Bare. Më pas e sheh veten duke ndarë të njëjtën dhomë zhveshje me të… Kështu është jeta, të dhuron shumë surpriza.

Në çdo ndërhyrje unë futem me 100%, kjo është arsyeja se pse thuajse gjithmonë ndëshkohem me të verdhë. Ndoshta gjyqtarët shpesh gabohen, edhe ata janë njerëz. Por habitem se në çdo ndeshje me japin karton, ndoshta kanë diçka me mua, ose jam unë që bëj diçka gabim e duhet të punoj më shumë. VAR? Mendoj se futbolli është më i mirë pa VAR, sepse e ndalon shpesh lojën. Nuk më pëlqen VAR.

Unë jam futbollist 24 orë në ditë, por në shtëpi shoh edhe filma, Netflix. Por gjithmonë jam i përqendruar te e njëjta gjë, nuk dua të dal nga profesioni im. Shoh shumë futboll. Të gjithë në shtëpinë time e pëlqejnë futbollin. Jetoj me familjen time, edhe kur dal për vrapim e kthehem familjarët e mi janë aty. Kjo më ndihmon shumë të shoh përpara. Është e rëndësishme pasi kur isha i vigël, nuk e jetova shumë familjen, u largova nga shtëpia kur isha 11 vjeç dhe kjo ishte e vështirë për mua dhe për ta. Prej një viti jetojnë me mua dhe ndjehem më mirë, kthehem në shtëpi dhe e gjej plot. Shtratin tim çdo ditë nuk e bëj unë, e rregullon mamaja ime. Jo se nuk dua, por se nuk më lejon.

Miqtë e mi njohën Malagan prej meje, kanë ardhur të më takojnë. Ata e njohin Spanjën edhe prej mikut tim, Rei Manaj, i cili luan te Albacete dhe është si një vëlla për mua. Flasim çdo ditë për ngjitjen në La Liga.

Çfarë do të merrja në një ishull të braktisur? Një top. Në fakt të dashurën dhe topin”, tha mes të qeshurave mesfushori shqiptar.

Related posts

Milan i gatshëm t’i shesë 2 yjet e skuadrës në verë

Sadik.Autor

SI NDIKOI TRADHËTIA E PIKE NË KARRIERËN E SHAKIRËS? Këngëtarja merr vendimin drastik

F.autor

Raportonte Kroacinë me Anglinë, tifozi i hedh birrë në fytyrë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment