Futboll Sport

TJETËR TAKIM ME MENAXHERIN/ Hapa prapa për rinovimin e liderit të mesfushës së Milanit

Dje, në Bolonja, ka pasur një tjetër takim mes Xhorxh Atangana që përfaqëson Frenk Kesin dhe drejtorit sportiv të Milanit, Frederik Masara. Në qendër të bisedimeve ishte kontrata e afrikanit, por me sa duket do të duhen të tjera takime për të pasur ide më të qarta. Momentalisht nuk ka premisa për një akord të ri, pasi ai aktuali skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Në këto kushte kuqezinjtë do të duhet të ngrenë përsëri ofertën, duke pasur parasysh që lojtari ka kërkesa që për momentin nuk duket se mund t’i plotësoheni. Sidoqoftë, në këtë negociatë, drejtuesit dhe pronarët kuqezi nuk mund të dalin të humbur pas largimeve pa përfitim të Xhixho Donarumës dhe Hakan Çalhanoglusë.

Firma e Kesit duhet marrë me çdo kusht, përndryshe nga selia e “Elliott”-it në Londër e deri të drejtuesit që punojnë në Milano, do të ketë emra që mund të humbasin besueshmëri.

Related posts

Valverde flet pas 2 muaj heshtjeje: Ja çfarë i mungon Barcelonës

Isa.Autor

ZYRTARE/ Revolucion nga “themelet” tek Barcelona, njoftohen ndryshime të mëdha në bordin drejtues

Delo.autor

E KA MENDJEN VETËM TEK TOPI/ Messi “ngrin” para modeles SEKSI, videoja PO BËN NAMIN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment