Futboll Seria A Sport

ZBULOHET OBJEKTIVI I SË ARDHMES/ Juventusi siguron talentin brazilian, ja pse thirret “Gazolina”

Juventus ka një objektiv të ri për të ardhmen.

Bëhet fjalë për brazilianin Wesley David de Oliveira Andrade, mbrojtësi i djathtë 18-vjeçar i Flamengo-s, kontrata e të cilit është drejt skadencës.

Shtypi brazilian ka bërë të ditur se bardhezinjtë e kanë siguruar talentin, ndërsa “Gazzetta dello Sport” ka konfirmuar se lojtari po ndiqet nga torinezët.

Wesley thirret nga të gjithë “Gazolina” për shkak të shpejtësisë së tij dhe përfaqësohet nga super menaxheri Mino Raiola.

Related posts

E BUJSHME NGA RUMANIA/ Klubi prestigjioz kërkon të rrëmbejë ish-mesfushorin e Tiranës

Delo.autor

RUSI 2018/ Enzo Perez zëvendëson Lanzini-n tek Argjentina

Sadik.Autor

Bindja e talentëve/ Challendes po mban “amanetin” e VOKRRIT tek KOSOVA

Isa.Autor

Leave a Comment