Futboll Premier League Sport

RIHAP POLEMIKAT PËR SANTIAGO SOLARIN/ Guardiola: Shpresoj që ta ketë kuptuar mesazhin për “Los Blancos”

Pep Guardiola ka vendosur të rihapë polemikat me Santiago Solari-n dy ditë para ndeshjes së rëndësishme të kampionatit kundër Chelsea-t (“do të jetë një finale për ne”). Trajneri i madrilenëve ka thënë se katalanasi e kishte përjashtuar me qëllim Real-in nga tre ekipet më të mira të 10 viteve të fundit.

“Real ka fituar tre edicionet e fundit të Champions League dhe është favorit për ta fituar përsëri, është ekipi më i mirë në Europë, por nuk është më i miri i dhjetë viteve të fundit, – ka thënë Guardiola. – Nëse llogarisim kampionatet, kupat e kështu me radhë, Juventus, Barcelona dhe Bayern kanë fituar 6 ose 7 dhe ata dy. Shpresoj që Solari ka ketë kuptuar më mirë mesazhin tim. Jam i sigurt se tani do të jenë të lumtur”.

Pep ka qenë thumbues kundër trajnerit të ish-rivalëve të tij, por ka ndryshuar ton kur është folur për Maurizio Sarri-n, kundërshtari i tij i ardhshëm. “Njerëzit mendojnë se kur dikush shkon te një klub i madh gjërat do të funksionojnë menjëherë”, ka  shpjeguar katalanasi.

“Duhet kohë për të krijuar diçka dhe unë e shikoj që tani dorën e Sarri-t. Po bëjnë diçka të jashtëzakonshme, janë në finalen e Carabao Cup, janë kualifikuar pa probleme në  Europa League, janë akoma në garë për titullin në Premier dhe për Kupën e Anglisë. E kam njohur kur drejtonte Napoli-n vitin e kaluar dhe jam argëtuar shumë duke parë ndeshjet e atij ekipi në televizor”.

Elozhe edhe për Higuain: “Chelsea ka disa prej lojtarëve më të mirë në botë dhe tani ka marrë edhe Higuain, një sulmues i jashtëzakonshëm. Di të mbajë topin, është vrasës në zonën e rreptësisë dhe di të kuptohet shumë mirë me shokët e ekipit. Ka një eksperiencë të madhe”.

Related posts

28-VJEÇARI GJEN QETËSI/ Mourinho bind drejtuesit, i ofrohet rinovim dhe rritje page sulmuesit Son

Delo.autor

NDËR KLUBET E PAKTA NË EUROPË/ Ja sa ndeshje i duhen Barcelonës për të fituar “tripletën”

Delo.autor

HIGUAIN PO SHKËLQEN ME KAPIONËT E ITALISË/ Flet Paratiçci: Ja pse e huazuam tek Milan para një viti

Delo.autor

Leave a Comment