Gossip

NGA HIJA E “PLESHTIT” TEK PROBLEMI ME CAVANIN/ Flet babai i Neymarit, ja deklarata e bujshme

Neymar ka qenë ylli i futbollit më i diskutuar në vitet e fundit. Transferimi tij te PSG, shifra rekord që klubi francez i pagoi Barcelona-s, por edhe dëshira e tij për të qenë numri një dhe për të fituar diçka të rëndësishme pa “ndihmën” e Messi-t kanë bërë që braziliani të jetë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes.

Vitin e fundit janë shtuar ndjeshëm edhe zërat e merkatos që flasin për një kthim të bujshëm të sulmuesit te Barcelona. Në lidhje me këto tema ka folur Neymar da Silva Santos, babai i lojtarit, i ftuar në programin brazilian “Grande Circulo”.

MË I MIRI – “U largua nga Barça për të mos qen ë në hijen e Messi-t dhe për t’u bërë numri një? Nuk i kam kërkuar kurrë djalit tim të jetë numri një dhe nuk mendoj se ai ia ka vënë si kusht vetes. Megjithatë, unë jam i bindur se duhet të jesh ambicioz nëse do të luash në kampionatet me të mira për klubet e mëdha, pavarësisht nga dëshira për t’u bërë ose jo numri një”.

“Ndoshta ai e do një gjë të tillë. Kjo do të varet nga ai, por jo vetëm. Do të varet nga puna e tij dhe e skuadrës ku luan. Askush nuk është zgjedhur më  i miri në botë individualisht. Ka qenë e domosdoshme që kolektivi të bënte pjesën e vet”, ka thënë Santos. “Kalimi te PSG? Nuk u larguar nga Barcelona sepse ishte në hijen e Messi-t. Ishte një vend i tërë që e kërkonte, një skuadër që besonte shumë tek ai, edhe për të rritur nivelin e futbollit në Francë dhe vetë Ligue 1. Nuk ka qenë vetëm për Neymar”.

PSG DHE CAVANI – Një nga momentet më të errëta të epokës Neymar te PSG ka qenë polemika e krijuar me Cavani-n për penalltinë e famshme. Babai i brazilianit ka shpjeguar se: “Penalltia ishte e Neymar-it. Ka patur një diskutim përpara dhe trajneri nuk ka mbajtur një qëndrim në lidhje me këtë. Ka patur shumë penallti të tjera para asaj dhe Cavani nuk ishte ofruar kurrë për ta gjuajtur. Ai diskutim mes Neymar dhe Cavani-t nuk ekzistonte, u krijuar vetëm në fushë. Cavani kishte edhe 50 ndeshje të tjera për të qenë golashënuesi më i mirë”.

MERKATO – Në lidhje me merkaton dhe mundësinë e transferimit te Real Madrid: “Jo, nuk do të shkojë te Real Madrid. Problemet me autoritetet financiare në Spanjë? Jemi të qetë, është një çështje e hapur, por nuk do të ketë probleme”.

Related posts

NUK NDALET ME POZAT PROVOKUESE/ Wanda Nara i vë “flakën” Instagramit, poston FOTO “topless”

Delo.autor

NUK HEQIN DORË NDAJ PROVOKIMEVE/ Çifti Icardi tërheqin sërish vëmendjen, pozojnë nudo (FOTO)

Delo.autor

Rrëfehet Mis Bota: Kam mundur Ronaldo-n pas dy javësh stërvitje

Q.Autor

Leave a Comment