Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ KAMZËS/ Trajneri Cungu: Falenderoj Ramën që shënoi, duhet të jemi më…

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka kaluar një siklet të madh dhe fitorja ndaj Kamzës me rezultatin 3-2 i jep më shumë qetësi. Tekniku shfaqet i qetë dhe qëndron me këmbë në tokë, pasi mendon se ekipi gaboi dhe duhet shumë punë në të ardhmen.

Fitorja – “Rama është një lojtar shumë i mirë. Ka mangësi me minutazhin, por ai bën diferencën sidomos në dyluftimet 1 kundër 1. Shpresojmë ta kemi më shumë minuta”.

Shpërdorimet – “E pafalshme të sillemi në atë mënyrë. Kishim raste flagrante për të shënuar kur ishim 3-1. Pashë egoizëm në disa raste. Diçka e tillë nuk i shërben askujt. Do të ndalem gjatë në këto momente. Nuk duhet të gabojmë, pasi duhet të sigurojmë sa më parë rezultatin jo të qëndrojmë me frikë deri në fund. Kamza na vuri në vështirësi në fund”.

Profesionalizmi – “U zhbllokuam shpejt, por vuajtëm. Nuk qarkualluam top dhe i dhamë mundësi kundërshtarit të barazonte. Na futen në presion. Falenderoj Ramën që shënoi dhe ndihmoi në lojën e ekipit përpara. Duhet të jemi më të thjeshtë përpara dhe të mos e komplikojmë”.

Reginaldo-Shkurtaj – “Mendoj se mungesat dhe dëmtimet ndikuan në lojën tonë. Shameti dhe Cuculi janë siguri për ne. Ata janë të vlefshëm dhe për sa i përket ekuilibrit. E kërkova me qenë shkurt ekipi. E kërkova, pasi mendoja se kundërshtari do të luante me Plakun të fshehur. Dyshja e sulmit duhet të jetë më e shkallëzuar. Nuk mund të qëndrojnë në linjë paralele. Kemi punuar gjatë kësaj periudhe për këtë. Kanë bërë progres, por kemi dhe shumë punë përpara”.

Related posts

TRANSFERIMI I YLLIT AGUERO TEK BARCELONA/ “Bekimi” i Luis Suarez: Tani që do të luaj me më të mirin…

Delo.autor

Maxi Lopez: Kam qenë “dado” e Leo Messi!

Q.Autor

FANTASTIK/ SHAQIRI shënon gol të JASHTËZAKONSHËM për Liverpoolin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment