Futboll La Liga Sport

TURNEU “AUDI CUP” 2019/ Real Madrid nuk grumbullon dy lojtarë, ja emrat më të përfolur

Real Madrid përmes faqes së saj zyrtare, ka bërë të ditur listën me 24 emrat e futbollistëve që do të marrin pjesë në ‘Audi Cup’ më 30 dhe 31 korrik.

Në listën me 24 lojtarë të grumbulluar, ra në sy mungesa e dy futbollistëve më të përfolur të momentit, James Rodriguez dhe Gareth Bale.

Këta dy lojtarë janë përfolur shumë që mund të largohen nga skuadra madrilene.

Dhe me këtë vendim të marrë nga klubi dhe trajneri Zinedine Zidane, për të mos i marrë me vete në këtë turne, gjithçka duket e kryer, largimi i tyre është shumë pranë.

Këtu keni dhe listën e plotë të 24 lojtarëve të përzgjedhur nga Zinedine Zidane:

Portierët: Keylor Navas, Lunin, Altube.

Mbrojtësit: Carvajal, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Javi Hernández, De Fuente, Miguel Gutiérrez.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Valverde, Isco, Seoane.

Sulmuesit: Mariano, Benzema, Lucas Vázquez, Vinicius Jr, Hazard, Rodrygo, Kubo

Turneu Audi Cup 2019 do të zhvillohet në ‘Allianz Stadium’ në Munich, dhe skuadrat që do të marrin pjesë janë Real Madrid, Tottenham, Fenerbahce dhe natyrisht Bayen Munich.

Related posts

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Tjetër problem për RONALDON, çështja do të gjykohet nga një…

Isa.Autor

U TAKUAN NË SAN SIRO GJATË SFIDËS MILAN-JUVENTUS/ Sindi Marina poston foto me Dileta Leotën: Një pjesë argëtuese e punës time është…

F.autor

“EURO 2020″/ Pas një asist fantastik të De Bruyne, Hazard ndëshkon Danimarkën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment