Futboll Sport

NGA ZHDUKJA E AVIONIT DERI TEK NXJERRJA E TRUPIT/ Ja si ndodhi tragjedia Emiliano Sala

Trupi i nxjerrë nga rrënojat e aeroplanit të rrëzuar është ai i lojtarit të Cardiff City, Emiliano Sala, ka bërë të ditur Polica e Dorest.

Sala 28 vjeçar, po udhëtonte drejt Cardiffit me një avion të pilotuar nga David Ibboston, i cili u zhduk në kanalin anglez më 21 janar.

Kronologjia e ngjarjes tragjike të Emiliano Sala:

21 janar, ora 12:00 – Emiliano Sala poston për herë të fundit një fotografi në Instagram me ish bashkëlojtarët e tij te Nantes, të cilët ishte kthyer t’i përshëndeste para se të nisej për në Cardiff.

21 janar, ora 19:15 – Emiliano Sala niset drejt Cardiff me një aeroplan privat Pier PA-46. Gjatë fluturimit ai mban kontaktin e fundit me miqtë e tij përmes telefonit.

21 janar, ora 20:30 – Radari i vendosur në kullën e Ishulit Jeresy kishte kontaktin e fundit me aeroplanin, ku ishte kërkuar edhe një reagim i shpejtë në Guernsey.

21 janar, ora 21:00 – Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit fillon me dy helikopterë dhe një anije të shpëtimit në Ishujt Guernsey dhe Alderney.

22 janar, 14:00 – Pezullohen për herë të parë kërkimet shkaku i kushteve të këqija të motit. Ato rifilluan gjashtë orë më vonë.

23 janar, 16:55 – Konfirmohet se Emiliano Sala po udhëtonte vetëm me një pilot të quajtur David Ibbotson.

24 janar, 13:20 – Kërkim në ishullin e vogël dhe të pabanuar të Burhou, i cili gjendet pak kilometra larg Alderney, pas një alarmi të rremë.

24 janar, 15:15 – Policia e Guernesey me një reagim zyrtar kërkon pezullimin e kërkimit aktiv të avionit. “Shanset e mbijetesës ishin të pakta”, paralajmëruan ata pasi bën kërkime në një hapësira të madhe të atyre ujërave.

26 janar, ora 17:00 – Një banor francez gjen një jastëk të ngjashëm me pjesën e një vendi të aeroplanit në Surtainville. Ditën tjetër, një person tjetër gjen gjithashtu një objekt të ngjashëm.

30 janar, ora 14:00 –  Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore e Mbretërisë së Bashkuar e ngarkuar me hetim zyrtar njofton gjetjen e dy jastëkave që “ndoshta” do të ishin të Piper PA-46 Malibu.

30 janar, ora 16:00 – Qeveria britanike njofton se zyrtarisht rinisë kërkimin e avionit.

3 shkurt, ora 08:00 – Anija privat ‘Morven’ dhe zyrtari i ‘Geo Ocean III’ mbërrijnë në zonën e kanalit për të filluar kërkimet .

3 shkurt, 21:15 – David Mearns, personi që udhëhoqi kërkimet private njofton përmes llogarisë së tij gjetjen e avionit në thellësitë e Kanalit Anglez.

4 shkurt, ora 12:00 – AAIB konfirmon se ata kanë arritur të përfytyrojnë një person përmes kamerave të robotëve të anijes, përfshirë edhe publikimin e imazhit të parë të avionit të gjetur.

6 shkurt, ora 18:15-  ‘Geo Ocean III’ largohet nga zona e punës, duke u nisur drejt portit të Portland.

6 shkurt ora 20:00 – AAIB njofton se kanë shpëtuar trupin e gjetur në aeroplan dhe se operacioni i shpëtimit ka përfunduar. Përveç kësaj, ata shpjeguan se nëndetëset me telekomandë morën disa imazhe të aeroplanit nën ujë në mënyrë që ekspertët të mund të hetonin se çfarë shkaktoi aksidentin.

7 shkurt, 06:00 – ‘Geo Ocean III’ arrin në portin Portland, që trupi i pajetë t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mjekësisë ligjore.

7 shkurt, ora 14:30 – Ekipi i forenzikës i Policisë Dorest filloi punën e identifikimit të personit.

7 shkurt, ora 23:40, Policia Dorest konfirmon se trupi i gjetur në avion është i futbollistit Emiliano Sala.

 

Related posts

Legjenda e Chelseat pensionohet në fund të këtij sezoni

Q.Autor

ZYRTARE/ Milan rinovon me sulmuesin e së ardhmes

Isa.Autor

DERBI EKSTREM/ Një tropojan kundër një “tironsi” autokton. Ja pikantet e sfidës së 151-të

Isa.Autor

Leave a Comment