Gossip

PAS NDARJES NGA RONALDO/ Irina Shayk tregon për herë të parë pse e mban kaq private romancën e re

Irina Shayk ka zgjedhur që të mos jetë shumë e hapur për jetën e saj private. Dhe në një intervistë së fundmi, supermodelja tregon pse dëshiron që ta mbajë larg vëmendjes së publikut lidhjen me partnerin Bradley Cooper, me të cilin ka dhe një vajzë rreth 2 vjeçe, Lea.

“Kam shumë miq që e ndajnë jetën e tyre personale në Instagram ose në mediat sociale, shumë publikisht. E admiroj dhe them se është e mrekullueshme, por mendoj se kjo ka të bëjë me zgjedhjen personale. Për shkak se puna ime kërkon që unë të jem atje jashtë, kam vendosur që jeta ime personale të jetë e qetë. Kjo është arsyeja pse ajo quhet personale, sepse është diçka mes teje dhe familjes tënde dhe ndihem e lumtur me të”, tha ajo për “Glamour”. Dyshja, që nisi lidhjen në vitin 2015, bëri një dalje të papritur publike në tapetin e kuq të “Golden Globe Awards” në fillim të janarit. Cooper dhe Shayk mirëpritën fëmijën e tyre të parë në mars të 2017-s.

Related posts

Njihuni me gruan nga Irani që vishet si burrë për të parë ndeshje futbolli (FOTO)

Q.Autor

“MOS U NGOPSHI!”/ Vilma Masha revoltohet keq me… (FOTO)

Delo.autor

PORNOSTARJA SHTANG FANSAT/ Pranon se është ngacmuar nga një futbollist me famë botërore (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment