Futboll Premier League Sport

NJË MBYLLJE TEATRALE E DENJË/ Arbitri i zhduk topin Agueros pas tripletës rekord (VIDEO)

Një mbyllje teatrale e denjë për një super performancë të skuadrës së Manchester City dhe veçanërisht të bomberit argjentinas të “Qytetarëve”, Sergio Aguero, protagonist kryesor në fitoren e jashtëzakonshme 6-0 ndaj Chelseas së Sarrit.

Në përfundim të ndeshjes, argjentinasi Sergio Aguero, protagonist kryesor me një tripletë personale, shkoi tek arbitri për të marrë topin e ndeshjes, që sipas traditës, duhet ta dërgojë në shtëpi, por nuk e pati të lehtë të marrë atë që i takonte..

Kësaj here gjërat nuk kanë shkuar sipas traditës, por sipas një skenari të vënë në skenë nga vetë arbitri kryesor i takimit Mike Dean.

Ky i fundit, kur ka parë Agueron të afrohet, si një prestigjator ka fshehur topin pas shpinës së tij, duke e futur poshtë bluzës, përpara se t’ja dorëzonete atë sulmuesit. Gjithçka është filmuar nga kamerat, me videon që është shndërruar menjëherë në virale në rrjet.

Related posts

Qazim Laçit i mjaftojnë 4 minuta për t’i dhënë fitoren AC Ajaccio

Sadik.Autor

AKUZA TË RËNDA PËR ZANILOLO/ Ish-e dashura e yllit: Djali që do të lind është i tij, ai më braktisi

Delo.autor

SUPERSFIDA/ MILANI kërkon pikët e para, ROMA e etur për të bër KEQ në “San Siro”

Isa.Autor

Leave a Comment