Ekskluzive Futboll Sport

NJË MUAJ NGA TRAGJEDIA EMILIANO SALA/ Dalin pamjet e AVIONIT. I ndarë në tre pjesë

Ka kaluar tashmë më shumë se një muaj që nga zhdukja e avionit që duhej të transportonte 28-vjeçarin Emiliano Sala nga Nantes në Cardiff për të nisur eksperiencën e tij të re profesionale në Premier League.

Pas kërkimeve që zgjatën disa javë, më datë 8 shkurt mjeti u gjet në Alderney, në fund të kanalit që edhe simbolikisht ndante futbollistin argjentinas nga realizimi i ëndrrës për të luajtur në Premier League. Trupi i djaloshit ishte aty brenda. Tani hetimet vazhdojnë dhe janë identifikuar parregullsi.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka lëshuar raportin e saj të përkohshëm në aksidentin që u zhduk në brigjet e Guernsey më 21 janar.

Hetuesit thanë se avioni goditi detin dhe u mbyt brenda 30 metrave të humbjes së kontaktit të radarëve pasi piloti David Ibbotson u përpoq të ‘ngjitej me shpejtësi’. Raporti thotë se avioni “Piper Malibu” ishte ‘shkatërruar’ në rrëzim dhe avioni është ndarë në tri pjesë 21 milje larg Ishujve të Kanalit me motorët e hedhur nga kabina, me krahët e thyer dhe bishti i “zogut” i humbur plotësisht.

/Alpesport.al

Related posts

Asnjë dënim për Salah, i gatshëm për duelin me Chelsea

Sadik.Autor

INTERVISTA/ Igli Tare rrëfen karrierën: Oferta e çmendur e Lotitos

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT NË DERBI NDAJ PARTIZANIT/ Presidenti Halili: Ne kurrë s’do të flasim për arbitrat, në qoftë se ka qenë penallti…

Delo.autor

Leave a Comment