Futboll Premier League Sport

SHERRI NË “CARABAO CUP”/ John Terry habitet: Sarri ta detyronte që të zëvendësohej, portieri e la…

John Terry dha mendimin e tij për refuzimin e portierit Kepa, që të zëvendësohej në finalen e “Carabao Cup”. Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Chelsea, një legjendë e kësaj skuadre, nuk e ka kapërdirë dot këtë veprim të spanjollit. Madje, nënvizon se trajneri Maurizio Sarri është gjendur në një situatë delikate, pas episodit.

“Ai e la Sarrin në një pozicion të vështirë, e injoroi. Jam i habitur se si trajneri nuk e detyroi atë të zëvendësohej, – tha Terry për “Sky Sports”. – Do të jetë interesante të shoh se si do të zgjidhet kjo situatë në 24 orët e ardhshme. Po të isha në dhomën e zhveshjes, do të prisja që trajneri të hynte aty dhe do të shpërtheja ndaj portierit”.

Related posts

“EURO 2020″/ “Azzurrët” të papërmbajtshëm, Insigne ndëshkon Belgjikën me një gol “alla Del Piero” (VIDEO)

Delo.autor

MIKU QË PO KËRKONTE DYBALA NË TRIBUNË? Marotta: Unë isha në shtëpi…

Delo.autor

E BUJSHME/ Interi merr vendimin drastik për Icardin, pakti Marotta-Spalletti!

Delo.autor

Leave a Comment