Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Barcelona “blindon” mbrojtjen, spanjolli rinovon me klauzolën e çmendur…

Jordi Alba ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën deri në 2024. Mbrojësi anësor spanjoll ka finalizuar kështu zgjatjen e marrëveshjes me klubin katalanas, pas disa javësh tratativa. Kontrata e mëparshme e lojtarit me blaugranat skadonte në vitin 2021.

Kështu, katalanasit vendosën të blindojnë futbollistin e tyre, madje duke fiksuar një klauzolë tronditëse për të shmangur largimin e Jordi Alba, të kuotuar në shumën stratosferike prej 500 milionë euro.

Një sinjal i qartë i asaj që Barcelna beson te futbollisti, titullar i padiskutueshëm në formacionin e Ernesto Valverde. Tashmë në radhë për rinovimin me katalanasit është kroati Ivan Rakitic, me kontratën që skadon në 2021.

Related posts

FITORJA E KATËR RADHAZI/ Real Madrid mposht Eibar dhe i afrohet Atleticos në krye

Delo.autor

“CITY, MERR CRISTIANO RONALDON”/ Jorge Mendes tenton transferimin e madh

Delo.autor

Si i ati dhe i biri/ Djali i legjendës së Kosovës protagonist në Gjermani

Isa.Autor

Leave a Comment