Futboll La Liga Sport

NUK PRITEJ/ UEFA akuzon Sergio Ramos për karton të qëllimshëm

UEFA ka akuzuar formalisht kapitenin e Real Madrid Sergio Ramos për marrjen me dashje të kartonit të verdhë për të kontrolluar momentin e pezullimit me një ndeshje në Champions League.

UEFA thotë se paneli disiplinor do ta gjykojë çështjen ditën e enjte.

Ramos rrezikon një tjetër ndeshje pezullim, që i bie të humbasë edhe ndeshjen e parë të çerekfinales nëse Real kalon Ajax në fazën e 1/8-ave.

Ai ka provokuar një karton të verdhë në minutën e 90-të të ndeshjes, i treti në kompeticion, pasi Madridi mori kryesimin 2-1 në ndeshjen e parë në Amsterdal dy javë më parë.

UEFA mund të shtojë një tjetër ndeshje pezullim çka do të detyronte lojtarin të humbiste një sfidë të rëndësishme.

Related posts

E QUAN “IBRA I MBROJTËSVE”/ Batuta e Chiellinit: Ai është një qenësi aq e lartë sa më mirë ta lëmë rehat

Delo.autor

INTERI-ROMA/ Perisic mposht portierin me një gol me kokë (VIDEO)

Delo.autor

MIQËSORE/ Milan dominon ndeshjen dhe spektakël me goleadë ndaj Modenas

Delo.autor

Leave a Comment