Futboll Sport

OFERTË MILIONERE/ Juve tundon Realin dhe Marcelon

Nuk është sekret se Marcelo po kalon një fazë të vështirë të karrierës së tij në Spanjë. Marrëdhënia midis brazilianit dhe trajnerit Santiago Solari nuk është më e mira, me të parin e ulur në stol dhe i zëvendësuar nga i riu Reguilon. Një fyerje ndaj mbrojtësit të spikatur për disa vite në “Santiago Bernabeu”.

Është e qartë dëshira për të kërkuar stimuj të tjerë, diku tjetër, duke marrë parasysh se përvoja e tij me “Los Blancos” pothuajse ka përfunduar. Në moshën 30-vjeçare, natyrisht që ka filluar numërimi mbrapsht për të në kryeqytetin spanjoll. Për pasojë, vijimi i karrierës me Juventusin duket një mundësi perfekte.

Interesi bardhezi për brazilianin është tashmë i ditur, por sipas “Tuttosport”, është gati edhe sulmi, për ta marrë në radhët e tyre Marcelo, një herë e përgjithmonë. Për këtë, është formuluar një ofertë prej 45 milionë euro për Real Madridin, përveç një superpage prej 12 milionë euro neto në sezon për lojtarin.

Shifra të rëndësishme, që do ta bënin mbrojtësin anësor lojtarin e dytë më të paguar te “Zonja e Vjetër”, pas Cristiano Ronaldos. Po ashtu, miqësia thuajse vëllazërore me yllin portugez, është pika e kontaktit të Marcelo me qytetin e Torinos. CR7 ka qenë prej kohësh një mundësi bindjeje, që mund të sjellë fryte.

Ish-lojtari i Fluminense do të zërë vendin e Alex Sandro, për të cilin Juventusi pret oferta prej të paktën 50-55 milionë euro. Pra, nga shitja e ish-lojtarit të Portos, presidenti Agnelli do të marrë një shumë të majme për të mbështetur operacionin “Marcelo”, që do të shtonte eksperiencë të mëtejshme në një ekip tashmë shumë të fortë.

Marcelo mësohet se ka komunikuar drejtpërdrejt me Florentino Perez, sepse nuk është i gatshëm të pajtohet me stolin. Qëllimi i presidentit merengues është të veprojë shpejt, duke pasur parasysh se braziliani jashtë formacionit humbet vlerat në treg. Palët pritet të diskutojnë përsëri në fund të pranverës, kur planet dhe projektet për verën do të jenë më aktuale.

Related posts

Migjen Basha i pafat/ Merr fund ëndrra e Barit për t’u ngjitur në Serinë A

Sadik.Autor

Mesfushori i Tottenham: “Jam rritur mes bandave, futbolli më shpëtoi jetën”

Sadik.Autor

SKANDALI QË BËRI XHIRON E BOTËS/ Tenistja Peng: S’kam thënë se jam dhunuar, shumë gjëra janë keqinterpretuar

Delo.autor

Leave a Comment