Futboll Sport

“ËSHTË E VËSHTIRË”/ Sarri nën “zjarr”: Kisha më shumë presion te Napoli se te Chelsea

Maurizio Sarri nuk ka shqetësime mbi spekulimet në rritje për pozitën te Chelsea, duke këmbëngulur se presioni ndaj tij ishte edhe më i lartë te Napoli.

Blutë e Londrës pësuan humbjen e rëndë 4-0 në Bournemouth, çka i ka irrituar pa masë tifozët. Një seksion i këtyre të fundit shpërtheu me thirrjet “nuk e dimë se çfarë po bën”, kur përforcimi i ri, Gonzalo Higuain, u zëvendësua në mes të lojës, ndërsa një tjetër tifoz u përball me Sarrin pas daljes së tij nga stadiumi.

Duke folur përpara udhëtimit të Huddersfield Town në “Stamford Bridge”, të shtunën, 60-vjeçari u mundua të ishte i qetë dhe i palëkundur në metodat e tij të punës, duke e etiketuar veten një “ëndërrimtar”: “Unë kam ardhur nga Napoli, që është për herë të tretë me radhë në Ligën e Kampionëve. Pra, niveli këtu është me të vërtetë shumë i lartë, por niveli i klubit tim të mëparshëm nuk ishte aq i ulët.

Unë mendoj se ka pasur më shumë presion atje, sepse Napoli është qyteti i vetëm i madh në Itali, me vetëm një ekip. Pra, në Napoli, presioni nga tifozët është me të vërtetë i madh”.

Sarri është në kërkim të përmirësimit të skuadrës së tij ditë pas dite në stërvitje, por ka pranuar se orari i mbingarkuar me ndeshje është duke ia bërë punën të vështirë: “Është shumë e vështirë të trajnosh këtu në Angli. Ju filloni të luani çdo tri ditë në gusht, për pesë muaj. Kemi vetëm një javë pa një ndeshje.

Pra, është shumë e vështirë për t’i përmirësuar lojtarët veç e veç dhe si pjesë e ekipit. Ne jemi duke u përpjekur për të ndryshuar diçka, por kemi pak kohë. Tani jemi duke punuar në 30 metrat e fundit (sulmin), por koha është shumë e vogël”.

Related posts

BARCELONA thyen mallkimin/ Pas 13 vitesh KATALANASIT mbyllin merkaton me bilanc…

Isa.Autor

INTER NË KËRKIM TË FITORES…/ Milan nuk e ka luksin për një hap fals kundër Portos

Delo.autor

KOMISIONI I DISIPLINËS MERR VENDIMIN/ Trabzonspor pezullohet nga UEFA, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Leave a Comment