Futboll Premier League Sport

PARA FINALES “FA CUP”/ Machenster City shpërblen yllin e ekipit, ja përfitimi i çmendur

Aymeric Laporte ka rinovuar kontratën e tij me Manchester City-n deri në vitin 2025-së. Qendërmbrojtësi nënshkroi një marrëveshje 5-vjeçare me klubin anglez pasi u ble nga Athletic Bilbao për 65 milionë euro në janarin e 2018-ës.

24-vjeçari pritet të luajë të dielën ndeshjen e tij të 37-të të sezonit, kur skuadra e tij do të përbellet në finalen e Kupës së Anglisë me Chelsea-n dhe City ka vendosur ta shpërblejë me rinovimin e kontratës.

“Jam shumë i lumtur që e kam lidhur të ardhmen time me Manchester City-n”, ka thënë vetë lojtari. “Që nga dita që kam ardhur këtu, Pep dhe të gjithë lojtarët më kanë bërë të ndihem si në shtëpi”.

“Klubi më ofron gjithçka më duhet për t’u përmirësuar dhe nuk kam ndërmend të ndalem. Natyrisht, unë dua të fitoj trofe dhe mendoj se City është skuadra e duhur për të arritur objektivat e mi”.

City beson se Laporte mund të përmirësohet akoma. “Aymeric është një talent i madh”, ka thënë drejtori sportiv Txiki Begiristain. “Fakti që ka vendosur t’i kalojë vitet e tij më të mira me ne duhet festuar. E dinim para se të vinte këtu se kishte shumë potencial, por përmirësimi që ka patur në këto 12 muaj ka qenë i jashtëzakonshëm”.

Related posts

Amir Bilali kërcënon Kamzën dhe zbulon të ardhmen

Sadik.Autor

Suarez: Tani duket sikur fitorja e titullit nuk vlen asgjë

Sadik.Autor

Shpërthen Maradona: Kolumbia u grabit nga një arbitër hajdut

Sadik.Autor

Leave a Comment