Futboll Premier League Sport

NDESHJA NDAJ CHELSEAT NË “FA CUP”/ Guardiola rrëfehet: Nuk kam qenë kurrë kandidat për…

Ditën e diel do të luhet finalja e FA Cup, sfidë ku përballë njëri-tjetrit do të jenë ekipet e Chelsea dhe Manchester City. Një tjetër duel interesant mes dy prej ekipeve më të mira në Angli. Ndeshja vjen 10 ditë nga humbja e turpshme 6-0 që “blutë” e Londrës pësuan karshi kampionëve të Premier League në kampionat.

Në një intervistë në prag të këtij sfide, trajneri Pep Guardiola shprehet se tashmë situata do të jetë ndryshme dhe se preferonte më mirë një fitore 1-0 në kampionat dhe më shumë gola në këtë finale. “Te Chelsea do të jenë të inatosur dhe kërkojnë padyshim një fitore për t’u hakmarrë. Ndaj do të jetë shumë e vështirë për ne”, tha Guardiola.

Më tej, trajneri spanjoll, i pyetur nëse e sheh veten si kandidat për stolin e Chelsea apo nëse kishte marrë ofertë për të drejtuar londinezët para se të shkonte te City, shprehet: “Asnjëherë nuk më është ofruar stoli i Chelsea dhe asnjëherë nuk e kam takuar Roman Abramovich. Kur ika nga Bayern te Manchester City kisha ofertë vetëm nga ky anglez dhe jo nga skuadër tjetër”, tha Guardiola.

Trajneri u shpreh edhe një herë se klubi duhet të besojë tek aftësitë e trajnerit aktual Mauricio Sarri, të cilin e ka mik dhe jo ta largojë atë. “Edhe sezoni im i parë këtu ka qenë i vështirë dhe jo i mirë. Por më pas gjërat erdhën duke u përmirësuar, pasi të gjithë u mësuam me njëri-tjetrin. Ky sport ka surpriza, siç ishte surprizë titulli që Conte arriti me Chelsea që në sezonin e parë këtu”, tha Guardiola.

Related posts

“BARCELONA KA GABUAR ME “JASHTËTOKËSORIN”/ Legjenda Rivaldo: Duhej të bënte si Real Madrid me…

Delo.autor

GJITHMONË UNIK/ CASSANO kthehet në shkollë, studion për drejtor sportiv

Isa.Autor

Ethet e Botërorit/ Mijëra tifozë mbushin me ngjyra rrugët e Rusisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment