Futboll Sport

“I VAR KËPUCËT NË GOZHDË”/ Shpërthen Braziliani: Emri im është Dani Alves dhe kam lindur për…

Kurrë mos e zemëroni Dani Alves. Braziliani, pavarësisht se vitet kalojnë, mbetet një nga protagonistët e futbollit botëror, por është mbi të gjitha një futbollist i rafinuar dhe shumë ambicioz. Sikur të mos mjaftonte koleksioni i trofeve për ta treguar këtë, ish-juventini ka vendosur të lërë fushën të flasë.

Pavarësisht se një dëmtim e ka mbajtur jashtë për një kohë të gjatë, duke shtuar zërat se edhe për të mund të kishte ardhur koha për të varur këpucët në gozhdë, fusha është përgjigjur. Ashtu siç është përgjigjur edhe ai në rrjetet sociale.

Nuk është një rastësi që për këtë shpërthim ka pritur ndeshjen më të rëndësishme të PSG-së në këtë sezon. Francezët kanë fituar në “Old Trafford” dhe braziliani ka qenë mes më të mirëve, edhe pse është aktivizuar pak më përpara se zakonisht. Dhe tani ka vendosur t’i përgjigjet kritikëve të tij nëpërmjet Instagrami-t.

“Edhe pse mundohen të të demoralizojnë, duhet të luftosh për ata që nuk të kanë braktisur kurrë. Nuk i përdor këpucët e zeza, jo sepse nuk më pëlqejnë, por sepse kam shumë respekt për ata që punojnë për të krijuar mjetet me të cilat unë punoj”. Një metaforë, apo një përgjigje për një kritikë të veçantë?

Gjithsesi, Dani Alves e ka vënë theksin te respekti. “Në jetën time kam mësuar se respekti nuk kërkohet, fitohet. Dhe këtë gjë e dinë pak veta”, ka shkruar braziliani në  profilin e tij në Instagram. Ish-ylli i Barcelona-s e di mirë se gjithçka ka fituar e bën ta ketë ndërgjegjen të pastër dhe ta mbyllë mesazhin me një vetëvlerësim: “Emri im është Dani Alves dhe kam lindur për të frymëzuar ëndrra”.

Nëse ekziston akoma dikush që nuk e ka kuptuar…

 

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Ja momenti kur Alexander-Arnold realizon një “MAGJI” ndaj West Ham nga… (VIDEO)

Delo.autor

THUR ELOZHE PËR ZIDANE/ Del Piero: Ishte vetë futbolli, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme!

Delo.autor

NGA PYLLI NË FUSHË/ Talenti Haland tregon jetën e tij si… fermer (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment