Futboll Seria A Sport

ÇALON MBROJTJA E MILANIT/ Vetëm dy ekipe aq keq sa kuqezinjtë

Për Halloween duhej një shaka e frikshme, por Milani i zakonisht ia bëri vetes dhe tifozëve kuqezinj. Ndeshja kundër Genoa-s u fitua në minutën e 91-të, me një gol të bukur shënuar nga kapiteni Romagnoli, i cili përfitoi më së miri nga një gabim në dalje i portierit mik Radu, i cili për 90 minuta u tregua perfekt.

Megjithatë, pikërisht Romagnoli kishte shënuar autogol më herët dhe mbrojtja e Milanit e katranosi sërish, duke dhuruar një gol absurd.

Sulmi kuqezi është mahnitës, 20 gola, duke pasur vetëm Juventusin mbi vete. Problemi është se me këtë mbrojtje Milani nuk shkon gjëkundi dhe vendi i katërt aktual duket provizor.

Janë 14 gola të pësuar në 10 ndeshje, mbrojtja e nëntë më e dobët në Serinë A, një brishtësi e trashëguar nga sezoni i shkuar. Milani pëson gol prej 16 ndeshjesh rresht në kampionat dhe është skuadra e vetme në Serinë A që ka pësuar gol në çdo takim këtë sezon.

Ndeshja kundër Genoa-s vendosi edhe një rekord negativ, sepse në vitin 1946 Milani pësonte gol për 15 ndeshje rresht dhe tashmë ai rekord historik u thye.

Duke përfshirë edhe Europa League, Milani ka arritur ta mbyllë një ndeshje pa pësuar gol vetëm ndaj Dudelange, që nuk është për t’u krenuar, sepse Dudelange është një rival modest nga Luksemburgu, që deri para pak vitesh ishte hambar golash që në turin e parë kualifikues në kupat e Europës.

Si Fulham e Huesca

Duke analizuar 5 kampionatet më të rëndësishëm në Europë, Milani është sërish një ndër skuadrat me mbrojtjen më të dobët në qarkullim, sepse vetëm dy ekipe e imitojnë. Bëhet fjalë për Fulham dhe Huesca, skuadra debutuese në Angli e Spanjë, që natyrisht nuk kanë emrin dhe ambiciet e Milanit. Fulham është në zonën e ftohtë në Premier Ligë, me 5 pikë dhe vetëm një fitore, ndërsa ka pësuar 28 gola, me 3 portierë të përdorur këtë sezon.

Po aq keq Huesca, që sapo ka ndërruar trajner, sepse është e fundit në La Liga, me 5 pikë e një fitore dhe 22 gola të pësuar, nga dy portierë.

Related posts

AKUZOHET PËR PËRDHUNIM/ A do ndërmarrë masa ndaj Hakimit PSG-ja?

F.autor

PREFERON TALENTIN E BARCELONËS/ Bartomeu: Është më i fortë se Neymar…

Delo.autor

SARRI i “tregoi” derën/ Mesfushori i CHELSEA shumë PRANË MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment