Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DHUNËS NË FUSHË-KRUJË/ Ardjan Takaj: Luajtëm me urdhër, po mendojmë tërheqjen

Ardjan Takaj men don seriozisht se Skënderbeu i tij mund të tërhiqet nga gara pas kësaj që ndodhi në Fushë-Krujë. Presidenti i klubit korçar foli, duke treguar prapaskenat e vendimit për t’u luajtur takimi, edhe pse lojtarët u dhunuan.

Sipas tij, nëse nuk arrestohen agresorët, atëherë nuk do të jetë problem që futbolli shqiptar të luajë edhe pa Skënderbeun.

Pse pranuat të luanit kur lojtarët tuaj ishin dhunuar?

Na urdhëruan nga Federata ta luanim patjetër ndeshjen. Pra, duhet të bëhej ndeshja edhe pse pati dhunë ndaj nesh. Dukej sikur ishte diçka e inskenuar mirë, sepse në ndryshim nga herët e kaluara, ekipi nuk u fut në stadium nga porta ku dhe ka hyrë në fazën e parë, por në një rrugicë që të çon te tribuna, aty ku dhe po prisnin agresorët. Janë goditur thuajse të gjithë lojtarët, ndërsa Vangjeli, Oto Xhon dhe Toskiç e kanë pësuar më keq. Ka plasur grushti dhe sendet e forta.

Related posts

Spalletti del hapur: Ky Inter është për titull

Q.Autor

Dejvi Bregu: Me Flamurtarin ishte lojë nervash, Skënderbeu pretendent për titull sepse…

Isa.Autor

“PËSOVA NJË GODITJE ELEKTRIKE GJATË TËRMETIT”/ Futbollisti serb tregon makthin që po përjeton Shqipëria

Delo.autor

Leave a Comment