Futboll Premier League Sport

TELASHTE TEK MANCHESTER CITY/ Mesfushori belg: Po masakrohemi duke luajtur kaq shpesh

Çfari i mungon Manchester City këtë sezon për të qenë një ekip dominues në Premier League, ashtu si sezonin e kaluar? Trajneri Pep Guardiola, pak ditë më parë deklaroi se ajo skuadër e pamposhtur mbështeste gjithë punën e saj te Kevin de Bruyne, që ishte në formë të shkëlqyer. Por këtë sezon, mesfushori belg nuk është konstant, herë luan e hero jo dhe ndonjëherë nuk është vendimtar, si dikur. Kjo edhe për shkak të dëmtimit në gju.

Problemet fizike kanë lënë gjurmë te mesfushori i City, që siç ka pranuar edhe vetë në një intervistë tani ka frikë. “Në radhë të parë jam i lumtur që jam rikthyer në fushë pas dëmtimit edhe pse e pranoj që nuk jam në 100% të formës. Kanë qenë 6 muaj të gjatë. Përpiqem që gjithnjë të jap maksimumin në fushë, të lë gjurmë në çdo ndeshje. Pata një dëmtim të dytë pas rikthimit, që nuk e prisja, ndaj dhe situata u ndërlikua pak” dhe kam frikë mos ndodh sërish, tha Bruyne.

Mesfushori belg pranon se ndeshjet e shpeshta nuk e ndihmojnë që ai të rikuperojë ashtu si duhet. “Për momentin nuk kam dhimbje në gju, por është trupi im ai që ndonjëherë thotë se duhet të pushoj. Luajmë kaq shumë ndeshje, ndonjëherë ndihem mirë, ndonjëherë jo. Të gjithë presin shumë nga unë, ndaj shpresoj të mos i zhgënjej, pasi sezoni është ende i gjatë dhe mund të sjellë të tjera surpriza”, u shpreh Kevin De Bruyne.

Related posts

PLAS “BOMBËN”/ Ish-drejtori i bavarezëve: Bajerni po përgatitet për Halandin!

Delo.autor

“EKSZISTON NJË MENTALITET NDRYSHE”/ Mbrojtësi De Ligt frikëson rivalët: Jemi të fortë mjaftueshëm për të fituar

Delo.autor

CHAMPIONS/ Atalanta është e pamëshirshme, shkatërron debutuesit në 16 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment