Futboll La Liga Sport

PAS FITORES ME TRIPLETË/ Messi barazon rekordin e CR7 dhe kërcënon Real Madridin

Lionel Messi ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 4-2 të Barcelona-s ndaj Sevilla-s. Ai ka shënuar tre gola, tripleta e 50-të në karrierë, pikërisht ndaj Sevilla-s, ekipit që i ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje.

Pas sfidës, ai ka folur për shtypin spanjoll. Këto kanë qenë fjalët e tij:

“Edhe sikur të mos kishim fituar nuk do të ishte vendimtare, por ishte e rëndësishme të merrnim tre pikët dhe të vazhdonim të distancoheshim nga rivalët.  Fitorja sa vjen e bëhet më e vështirë. Jemi të lumtur që largohemi me këtë rezultat të madh”.

“Ecuria e keqe? Nuk mund të luajmë gjithmonë në të njëjtin nivel. Nuk po luanim futboll të bukur, por sot kemi bërë shumë mirë duke përmbysur. Kur ndeshja bëhet e rrjedhshme, atëherë vijnë edhe golat. Të gjithë kompeticionet po i marrim seriozisht”.

“Është shumë e vështirë të luash ndaj Real Madridid në Bernabeu, por do të shkojmë për të fituar, siç bëjmë kudo që shkojmë,” ka thënë Messi duke folur për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid në Kupën e Mbretit.

Messi, me tre golat e realizuar kundër Sevilla-s, ka barazuar Cristiano Ronaldo-n për sa i takon numrit të tregolëshave të realizuar me një klub spanjoll në historinë e futbollit (44).

Ky i sotmi ka qenë tregolëshi i 50-të në karrierë për “Pleshtin”, duke marrë parasysh edhe gjashtë të tjerët të realizuar me fanellën e Argjentinës.

Related posts

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Koeman: E shijova maksimalisht sezonin që punuam së bashku

Delo.autor

NDODH ÇUDIA/ Ekipi francez prish kontratën me mbrojtësin, shkak p*rdhët që lëshonte në…

F.autor

Hoffenheim në grupet e Championsit, Naggelsman konfirmon qëndrimin

Sadik.Autor

Leave a Comment