Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Juventus mposht me lehtësi Dinamo Kiev. Ronaldo feston golin e 750-të në karrierë

Juventusi dominon dhe fiton me lehtësi ndaj Dinamo Kiev, duke shkuar kështu në ndeshjen e fundit, atë në “Camp Nou” ndaj Barcelona, me vetëm një rezultat të mundshëm për të arritur kreun e grupit: fitore dhe bindëse.

Skuadra e Andrea Pirlos shkërmoq ukrainasit me golat e Chiesa, Ronaldo dhe Morata.

Mbrëmja sheh protagonist pikërisht blerjen më të kritikuar, ish-futbollistin e Fiorentina, që merr pjesë te të tre golat. Fillimisht shënon me kokë pas një krosimi të bukur nga Alex Sandro, ndërsa më pas është ai që pason në zonë ku Morata prek topin vendimtar që shkon te shtylla e dytë duke gëzuar Ronaldon, i cili realizon golin më të lehtë dhe duke arritur 750 golat në karrierë me kombëtaren dhe klubet.

Sakaq, disa minuta më pas është Alvaro Morata ai që gjen golin personal duke lëvizur bukur në zonë sërish me nismë të Chiesa.

Ronaldo kishte tentuar edhe disa herë, madje në pjesën e parë duke goditur traun e portës së Dinamo Kiev.

Related posts

NUK E DINIM/ Ish-lojtari i Man United: RONALDO ishte njeri mendjemadh

Isa.Autor

DO NJË TJETËR SHANS TEK INTER/ Gabigol: Përpara se të marr një vendim, dua të

Delo.autor

KATAR 2022/ Bardhi përfiton nga një super gafë e portierit dhe ndëshkon Lihtenshtejnin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment