Futboll Kategoria Superiore

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Ribaj “zbrazet”: Ishte momenti kur po festonim golin, ja çfarë i thashë tifozëve

Futbollisti i Partizanit, Andi Ribaj, foli pas ndeshjes, ku tregoi momentin e sherrit me tifozët e Partizanit, dhe u shpreh se vëtëm i tregoi se mund të festonin edhe ata në Vlorë, dhe nuk kishin pse të silleshin kështu.

Momenti kryesor, ai i sherrit. Çfarë komunikuat me tifozin dhe gjyqtarin?

Ishte momenti kur po festonim golin. Tifozët nuk pranonin që të festonim në atë kënd. U kapën me fotografin. Solla doktorat pasi pata një problem me brinjët, dhe pashë që u futën në fushë të godisnin fotografin. I thashë që edhe ju vini festoni në Vlorë. Vetëm Kaq. Gjyqtari nuk po më shpjegonte asgjë. Do ta shpjegoj më vonë në dhomat e zhveshjeve. Më thanë që ke bërë gabim. Kur u ktheva nga dhomat e zhveshjeve, mendova se do futesha përsëri, pasi nuk është se i kam sharë tifozët e Partizanit. Që i vogël tek grupmoshat, nuk kam marrë ndonjëherë në të kuqe. U ndjeva i fyer për këtë rast. Jam i habitur për gjithçka.

Situata e Ribajt…

Me largimet më është dhënë mundësia. E kam shfrytëzuar këtë mundësi dhe kam shënuar. Shpresoj që të shënoj sa më shumë.

Kush të tha që po kemi gabuar me ty?

Me tha delegati dhe vëzhguesi. Asnjë nga 3 arbitrat që gjenden në fushë.

Related posts

E BUJSHME/ Inter mendon për të ardhmen, “pikas” 16-vjeçarin shqiptar

Delo.autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË AUSTRI/ Vrioni dhuron spektakël, dopietë për sulmuesin e harruar nga Reja (VIDEO)

Delo.autor

Karamoh: Për Interin nuk u mendova dy herë, pres shansin tim

Sadik.Autor

Leave a Comment