Futboll Sport

NDRYSHIM BREZASH/ Legjenda e Bayernit kandidat për president

Uli Hoeness ka thënë gjithmonë se Bayern është një familje e madhe.

Presidenti i bavarezëve, kampion bote me Gjermaninë në 1974, ishte në krye të klubit nga 2009 deri në 2014. Pasi përfundoi në burg për evazion fiskal ai dha dorëheqjen, por gjithsesi u rikthye të marrë postin e tij pas 21 muajsh, kur mbaroi dhe dënimi i tij.

Tani, si në të gjithë familjet, vitet kalojnë dhe fëmijët rriten. Siç raporton “Bild”, tek skuadra më e titulluar gjermane do të ketë një ndryshim brezash, dhe në vend të Hoeness, pritet të jetë një tjetër i madh.

Bëhet fjalë për as më pak e as më shumë, por Oliver Kahn. Ish-i Bayernit dhe i Gjermanisë konsiderohet si favoriti kryesor për të marrë presidencën e klubit, ku ka luajtur si portier nga viti 1994 deri në tërheqjen e tij, në vitin 2008.

Ish-kapiten, lider dhe me një sukses të jashtëzakonshëm, Kahn do të ishte një zgjedhje perfekte, dhe gjithashtu duke respektuar traditën e ekipit, me ish-lojtarët që zgjidhen për të drejtuar klubin.

Nuk është rastësi, që president nderi është Kaiseri, Franz Beckenbauer, dhe një nga drejtuesit kryesorë është Karl-Heinz Rummenigge.

Për momentin është vetëm një hipotezë, të paktën deri më datë 30 nëntor, ditë kur zhvillohet dhe asambleja e ortakëve të Bayern, ku dhe Hoeness pritet të zbardhë të ardhmen e tij.

Përveç mbështetjes së Hoeness, Kahn do ketë mbështetjen e një tjetër legjende të bavarezëve, Lothar Matthaus. Pavarësisht se ish-mesfushori, i cili ka fituar dhe “Topin e Artë” në vitin 1990, nuk ka një rol zyrtar në klub, ka peshë me fjalët e tij.

Zgjedhja e Oliver Kahn do të ishte e mirëpritur nga shumë tifozë të Bayernit kudo në botë.

Related posts

PAMJET PO BËHEN VIRALE/ Messi tregon klasin, rrëzon në tokë kundërshtarin me driblimin fantastik (VIDEO)

Delo.autor

Liverpool vjen me një “VIDEO” motivuese pak kohë para finales me Real Madridin

Sadik.Autor

“LUANI ME KOKËN LART, BASHKË PËR TË 28-IN”/ Tifozët e Tiranës surprizojnë skuadrën në stërvitje. Shikoni çfarë bëjnë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment