Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Julian Ahmataj: Lojtarët ishin të motivuar, duhet të shohim…

Julian Ahmataj ka folur pas fitores të madhe në fushën e Laçit, me rezultatin e pastër 0-2. Ai tha:

Çfarë ndryshuat te skuadra në kaq pak ditë?

Nuk kam bërë asgjë në këto ditë, vetëm sa vura lojtarët në pozita pune. Rezultatet do të jenë në bazë të asaj që do të japim në fushën e lojës. Ajo që më bëri të marrë skuadrën është boshti i skuadrës. Pjesën tjetër jemi munduar ta plotësojmë. Lojtarët e njohin limitin e tyre dhe bëjnë makismumin për të marrë rezultatin pozitiv. Kjo ndeshja sot nuk tregon asgjë, duhet të shohim vazhdimësinë.

A ishin të motivuar lojtarët?

Unë i vura në pozita pune. Lojtarët ishin të motivuar. Ata japin shembullin në fushën e lojës, janë cuna të mirë dhe me kualitet.

Mendon të vazhdosh me skëmën 4-1-4-1?

Kemi përdorur shumë skema në fushën e lojës, në varësi të lojës. Funskionoi dhe nuk ka pse të heqim dorë. Sepse duhet stabiltet dhe vazhdimësi në futboll.

A mendoni se pika e dobët është sulmi që nuk markon?

Ata lojtarë janë me kualitet të mirë në sulm. Do humbim në një fazë që të fitojmë në një repart tjetër. Nuk kemi një luks kaq të madh.

Cfarë ka Luftëtari  më shumë se ekipet e tjera dhe a janë zgjidhur problemet financiare?

Për aspektin financiar nuk më takon mua të flas. Di që kam gjetur një klub të organizuar.

Luftëtari ka një bosht skuadre të mirë. Mbrojtja, mesfusha madje dhe sulmi. Djemtë që kanë kapacitete aerobike të mira dhe do përmirësohen në vazhdim të kampionatit.

Related posts

PAS MASHTRIMIT TATIMOR/ Gjykata spanjolle dënon Falcao me 16 muaj …

Sadik.Autor

SPEKTAKOLAR/ Napoli – Parma: Sulmuesi polak shënon SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Ibrahimovic konfirmon pjesmarrjen në kombëtare para sfidës ndaj Kosovës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment