Futboll Sport

E KRYER/ Bajerni “blindon” portën, Nojer firmos deri në 2025

Manuel Nojer i ka thënë “po” rinovimit të kontratës me Bajernin e Mynihut. Kapiteni dhe portieri i kampionëve të Gjermanisë do të luajë në Mynih deri në qershor 2025.

Këtë e bëri të ditur dje e përditshmja “Bild” e cila zbuloi të ardhmen e 35-vjeçarit. Kontrata aktuale e Nojerit skadon më 30 qershor të 2023-shit. Gjithçka pritet të bëhet zyrtare në muajt e ardhshëm me Nojerin që me shumë mundësi do të mbyllë karrierën me skuadrën bavareze.

Edhe trajneri Julian Nagelsman u shpreh në konferencën për shtyp për rëndësinë që ka rinovimi i Nojerit për skuadrën e Bajernit edhe pse trajneri mohoi të dinte gjë për kontratën që sipas tij duhet të merren persona të tjerë.

Manuel Nojer iu bashkua Bajernit në vitin 2011 kur erdhi për shumën e 30 milionë eurove nga skuadra e Shalkes. Nojer ka fituar gjithçka në Mynih, përfshi dhe Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014. /PanoramaSport/

Related posts

Rilindja e Vidal, falë kurës Heynckes

Delo.autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Motra bën postim prekës në rrjetet sociale: Edhe Nala është…(FOTO)

Delo.autor

Atletico ka gati 40 milionë euro, një nga yjet e Milanit bën gati valixhet

Delo.autor

Leave a Comment