Futboll La Liga Sport

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Triumfon skuadra e Simeones dhe parakalon “Los Blancos” në renditje

Atletico Madrid është kthyer te fitorja në La Liga pas dy humbjeve radhazi të pësuara kundër Betis dhe rivalëve të Real Madrid.

Skuadra e Diego Simeone-s, i cili rinovoi para dy ditësh kontratën e tij me bardhekuqtë deri në 2022-shin, kanë mposhtur 1-0 Rayo Vallecano-n në transfertë.

Goli që ka vendosur takimin është realizuar në Antoine Griezmann në minutën e 74-t. Francezi ka marrë një pasim në zonë nga Morata dhe e ka shfrytëzuar në mënyrën e duhur, edhe falë një devijimi.

Kjo ka qenë ndeshja e gjashtë radhazi me gol për Griezman në takimet e luajtura kundër Rayo Vallecano-s në të gjitha kompeticionet (tetë gola në total).

Falë tri pikëve të marra sot, “Colchoneros” kanë parakaluar Real Madrid-in në renditje dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e dytë. “Los Blancos” do të kenë mundësinë të kundërpërgjigjen nesër në takimin që do të luajnë në shtëpi kundër Girona-s.

Related posts

E BUJSHME/ Pogba-Mbappe, Reali bën gati 360 milion euro për verën e ardhshme

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Nis pjesa e dytë, ekipet në kërkim të golit të avantazhit (VIDEO)

Isa.Autor

U ELEMINUAN NGA BARCELONA/ Ja çfarë thotë Solskjaer

Delo.autor

Leave a Comment