Formula 1

PAS TESTEVE ZYRTARE NË F1/ Hamilton tallet me Ferrarin: Gjithnjë shkëlqejnë në fillim e qajnë në fund

“Ferrari duket më në formë. Po ashtu edhe Vettel. Do të jetë shumë e vështirë për t’i mundur”. Ka qenë ky komenti i Lewis Hamilton, pilotit britanik të Mercedes, pas rezultateve të testeve të para që po zhvillohen në pistën spanjolle të Montmelo. Kampioni i botës në fuqi në Formula 1 ka mbetur disi i zhgënjyer nga makina gjermane, që ka qenë gjatë dy ditëve të para 1 sekondë më e avashtë në pistë.

“Unë kam besim te puna e Mercedes, që ashtu siç ia ka dalë mbanë çdo vit do të arrijë të gjejë një zgjidhje edhe këtë sezon. Ne jemi duke studiuar shkaqet e këtyre rezultateve jo të mira, për ta njohur më në brendësi makinën. Gjithsesi, pak a shumë, sa herë që ka nisur një sezon kemi qenë në këto nivele dhe më pas jemi përmirësuar. Edhe vjet, Ferrari ishte i shpejtë në fillim, ashtu sikurse e prisnim edhe këtë vit”, tha Hamilton.

Më tej, britaniku tha: “Ne jemi duke punuar fort dhe kjo situatë është normale. Nuk jam shumë i shqetësuar, pasi Mercedes ka ditur të përmirësohet nga gara në garë çdo vit. Dhe në fund kemi qenë ne ata që kemi qeshur në fund dhe rivalët tanë janë mërzitur. Unë e pranoj që për ne do të jetë një sfidë më e fortë se ajo e sezonit të kaluar, por sa më shumë xhirojmë aq më shumë mësojmë”, tha Hamilton.

Related posts

Red Bulli futet midis Ferrarit dhe Mercedesit, shtrëngon duart me Hondan

Sadik.Autor

HEQ DORË NGA SUPER “BISHA”/ Raikkonen nxjerr në shitje “Ferrari-n F12tdf”, por çmimi është i frikshëm

Delo.autor

SHPËRTHEN RAIKKONEN/ Ja përse fansat po largohen nga Formula 1

Isa.Autor

Leave a Comment