Futboll Premier League Sport

PASI PËSOI 6 GOLA/ Sarri refuzon t’i japë dorën mikut Guardiola (VIDEO)

Manchester City ka shpartalluar 6-0 Chelsea-n dhe Maurizio Sarri nuk e ka përballuar mirë.

Nuk është çudi, pasi skuadra e tij është turpëruar në çdo aspekt nga ajo e Pep Guardiola-s.Të dy trajnerët njihen për miqësinë dhe simpatinë që kanë për njëri-tjetrin.

Gjithsesi, pas ndeshje, Sarri nuk donte t’ia shihte fytyrën homologut të tij.

Teksa Pep Guardiola ishte nisur në drejtim të italianit pas fërshëllimës së fundit, Sarri bëri sikur nuk e pa dhe vazhdoi të shkonte drejt tunelit.

Guardiola u befasua nga reagimi i ish-trajnerit të Napolit, megjithatë ishte ndihmësi i Sarri-t, Zola, ai që ka shkuar për të përshëndetur katalanasin.

Related posts

Dy penallti për Romën? De Rossi i befason të gjithë!

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Reali i Madridit tenton TRANSFERIMIN e IBRËS në JANAR

Isa.Autor

KONSIDEROHEN SI PROFESIONISTË/ “Topi i Artë”, ja votat e ÇUDITSHME të gazetarëve

Isa.Autor

Leave a Comment