Futboll Kategoria Superiore Sport

PENALLTI “FANTAZËM”/ Një humbje që “djeg” shumë për Partizanin

Duhet të ishte ndeshje ku Partizani ti jepte një tjetër goditje rivalëve që i kërcënojnë objektivin e tyre shumë vjeçar, duhet të ishte ndeshje ku Partizani të thellonte edhe më shumë diferencën me ndjekësit, fundja Teuta i bërë një dhuratë të mrekullueshme, por asnjë nga këto parashikime nuk doli, me të kuqtë që në Kurbin zhvilluan mbase ndeshjen më të keqe të sezonit.

Laçi ngjallët pikërisht atëherë kur shumë pak e imagjinonin, jo vetëm që reagon po këtë e bën me një tre pikësh të plotë përballë ekipit kryesues. Në një ndeshje me pak raste për shënim dhe me shumë pak futboll aktiv, ai që vendosi sfidën ishte një vendim i gjyqtarit të takimit dhe Ndriçim Shtubina. Në minutën e 13-të Elvi Berisha reklamoi një faull brenda zonës. Kljadi Kola hezitoi për një moment por me ndihmën e asistentit Avdo akordoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë Shtubina u tregua i saktë duke kaluar Laçin në avantazh, në fund rezultoi të ishte një tre pikësh.

Skënder Gega u përpoq ti jepte më shumë freski fazës ofensive në pjesën e dytë, por ishte e pa mundur të depërtonin në “fortesën” e ekipit kurbinas. Një humbje që “djeg” shumë për kryeqytetasit e ardhur pikërisht në momentin e tyre më të mirë, pikërisht atëherë kur nuk duhej. Teuta buzëqesh por dhe Kukësit, fundja diferenca mbetet tetë pikë.

Related posts

FORMULA 1/ Është zyrtare, piloti rinovon kontratën deri në vitin 2024 me Ferrarin

Delo.autor

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Mohamed Salah: Jam i lumtur ta sakrifikoj ëndrrën time për…

Delo.autor

VIDEO/ Reali autokritikë me 5 gola, tripleta e Ronaldos e ngjit në vendin e tretë

Q.Autor

Leave a Comment