Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Penalltia tërbon Gegën: Nuk ka më futboll, zëre se…

Penalltia e akorduar në favor të Laçit por mbi të gjitha mënyra se si u zhvillua ky takim, ka bërë që Skënder Gega për herë të parë të flas për arbritrat. Gega është i drejtë për drejtë në akuzat e tij:

Ndeshjen e parë e thashë që nuk merrem me arbitrat. Nuk e them fjalën e fundit në fillim, por më vjen keq. Sot penalltia vendosi shumë. Tani gjithçka ka mbaruar. Me atë penallti, nuk ka më futboll. Zëre se nuk ekziston kjo ndeshje. Do vazhdojmë me 8 pikë larg kundërshtarëve.

E godet skuadrën, duke parë se kalendari bëhet më e vështirë?

Nuk besoj se kishte ndeshje më të vështirë se kjo. Do e shohim me kujdes ku ka gabuar secili prej nesh.

U demoralizua ekipi?

Ekipi nuk u demoralizua, por u bë e vështirë. Ju në studio, e shihni sa është luajtur futboll. Kur nga 90 minuta, shkurtohen dhe luhet gjysmë për gjysmë, e shihni vetë sa luhet. Sot nuk është koha për të bërë analizë teknike.

A luajti me llogari Partizani, duke parë Kukësin që humbi?

Jo, besoj se gjithë javës kemi punuar dhe kemi qenë me këmbë në tokë. Nuk ka lidhje me ndalesën e tyre. Edhe ne, nuk jemi të pagabueshëm, bëjmë gabime si çdo ekip. Por, niveli i vështirësisë është i madh. Kemi gjuajtur disa herë, por jashtë kuadratit. Në kuadrat, vetëm një gjuajtje. E thashë, ishte ndeshje e vështirë.

Nuk jeni të rrezikshëm në sulm, dhe nga goditjet standarde…

Arsyeja pse nuk luajmë futboll, është ajo që ju e patë. Goditjet standarde janë element që duhen ekzekutuar mirë, por që të për fat të keq nuk i bëmë mirë. Është diçka tjetër, që nuk shkoi siç duhet. Kjo është Shqipëria, ky është futbolli. E thashë, kjo ndeshje nuk vendos kampionatin, por nuk humb as kampionatin. Nuk mendoj se sot vritej kampionati. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Mirë do ishte të fitonim, unë i pari, edhe tifozat. Por, ky është futbolli, ngec, por nuk mund të dorëzohemi. Kemi ardhur me meritë, dhe puna jonë nuk mbaron këtu.

Related posts

Këptje të ligamentit në gju/ Roshi rrezikon 6 muaj jashtë: Do kthehem më i fortë…

Isa.Autor

“ÇMENDURI” TEK SAMPDORIA-INTER/ “VAR” akordon dy penallti. Candreva zhbllokon sfidën ndaj “Zikaltërve” (VIDEO)

Delo.autor

Chelsea-Tottenham, “Stamford Bridge ” është i mallkuar për “Spurs”

Sadik.Autor

Leave a Comment