Boks

PËR PARA BËHET GJITHÇKA/ Ja vendimi që merret për revanshin Wilder-Fury

Revanshi mes boksierit amerikan Deontay Wilder dhe atij britanik Tyson Fury mund të shtyhet në shtator. Ky është objektivi i organizatorëve të këtij dueli, që synojnë një shtyrje të sfidës për titullin kampion bote në vjeshtë. Sipas Bob Arum, që po bën ndërmjetësin në këtë sfidë, dy boksierët mund të përballen me rivalë të tjerë në maj dhe më pas të kryqëzojnë sërish dorezat në shtator.

Arsyerja është e thjeshtë: Gjithçka bëhet për më shumë të ardhura. Pas marrëveshjes së re që Fury nënshkroi dy ditë më parë me televizionin ESPN, sfidat e tij të radhës do të jenë në Amerikë. Gjithsesi, sfidanti i radhës nuk do të jetë Wilder, por një boksier tjetër, që ende nuk është përcaktuar. “Vizioni im për revanshin është ndryshe nga ai që kanë dy boksierët”, tha sot Bob Arum.

“Kjo është një përballje e madhe e peshës së rëndë, që kërkon një organizim më të mirë se herën e parë. Në mund të shkojmë deri në 2 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) në duelin e dytë. Kjo do të thotë më shumë parà. Fansat duhet t’i njohin më mirë dy boksierët, veçanërisht Fury-n dhe kështu rritim audiencën. Ndaj britaniku mund të zhvillojë një duel tjetër në maj, duke rritur popullaritetin në Amerikë, para se të përballet sërish me Wilder. Ne synojmë që revanshin ta zhvillojmë në shtator”, tha më tej Arum.

Related posts

UFC/ The Rock prezanton brezin e ri “BMF” me vlerë marramendëse

Delo.autor

KAMPION I BOTËS NË ARTE MARCIALE/ Khabib Nurmagomedov shpallet sportisti më i suksesshëm në…

Delo.autor

FITON QË NË RAUNDIN E DYTË/ Dereck Chisora “shkatërron” kundërshtarin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment