Futboll Seria A Sport

PËSON 6 GOLA NË 2 NDESHJE/ Allegri ndez sinjalin e alarmit tek Juventusi

Gjashtë gola të pësuar në dy ndeshje radhazi, diçka që nuk ndodhte që nga viti 2013, kanë ndezur vërtetë sinjalin e alarmit te Juventusi, atë alarm që Allegri nuk donte ta merrte në konsideratë pas ndeshjes me Atalantën në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Barazimi 3-3 me Parmën, më shumë sesa për rezultatin, shqetëson për ato gola të pësuar, që duket se hedhin pikëpyetje të shumta mbi mbrojtjen bardhezi, në momentet kur Chiellini dhe Bonucci nuk janë në fushën e lojës, ashtu si mbrëmë.

Pa dy veteranët e mbrojtjes, Cancelo gabon jashtëzakonisht shumë, ndërsa Rugani e Spinnazzola nuk arrijnë të orientohen si duhet, gjë që u pa qartë edhe në golat e shënuar nga Parma.

Natyrisht që në kampionat nuk ka vend për alarm, pasi diferenca me Napolin është ende e madhe, plot 9 pikë, por objektivi i vërtetë i “zonjës së vjetër” është Liga e Kampionëve, një kompeticion që nuk mund ta synosh kurrsesi, nëse mbrojtja pëson 6 gola në dy ndeshje ndaj skuadrave të mesit të renditjes.

Më datën 20 Juventusi do të përballet me Atleticon e Madridit, ndërsa Chiellini do të rikthehet, por Allegri po kryqëzon gishtat, që të mund të rikuperohet edhe Bonucci, pasi me largimin e Benatia, vështirë se dikush tjetër mund t’i ofrojë garanci në prapavijë.

E si të mos mjaftonin problemet në mbrojtje, edhe në repartin e avancuar gjërat nuk shkojnë vaj për skuadrën e Allegrit, pasi Douglas Costa dhe Bernardeschi, në ndeshjen ndaj Parmës shfaqën probleme për t’u verifikuar me imtësi, ndërsa Dybala la pankinën pasi kuptoi se Allergi nuk kishte ndërmend ta hidhte në fushë.

Related posts

Sturridge i ofrohet Interit, zikaltërit në ‘udhëkryq’

Q.Autor

RAST I NJËJTË ME NEDIM BAJRAMIN/ FIFA nuk e lejon mbrojtësin e Shtutgardit të luajë me Gjermaninë

Delo.autor

Tottenham-Juventus, ja kush ekip favorizohet nga kompanitë e basteve

Q.Autor

Leave a Comment