Futboll Kategoria Superiore Sport

PIKANTE PARTIZANI-FLAMURTARI/ Batha kapet me tifozët, Dajës nuk i del e keqja me…

Ekipeve u është dashur të presin rreth një minutë në fushë, pasi nuk kishte vajtur ora 17:00, që përkon me startin e ndeshjes. Takimin e ndoqi edhe trajneri i Tiranës, Ardian Mema, i cili së bashku me zv.trajnerin Xhafa ishin ulur në tribunën e gazetarëve.

-Lorenc Trashi e përjetoi shumë keq kartonin e verdhë në minutën e 14-të, pasi automatikisht humbet derbin me Tiranën. Sapo ka parë kartonin e verdhë Trashi nga inati ka goditur disa herë me dorë fushën e blertë dhe i është ulur në gjunjë gjyqtarit duke i bërë me shenjë se nuk ishte ndërhyrje për karton.

Minutat në vijim ishin aq të vështira për Trashin, i cili nga inati gati sa nuk shpërtheu në lot, pasi humbi pjesëmarrjen në derbi. Telushi i është afruar gjatë lojës shokut të tij duke i kërkuar që të qetësohet, pasi ishte rrezik që të ndëshkohej edhe me karton të kuq.

Në minutën e 20-të, duke përfituar nga një ndërprerje e ndeshjes, trajneri Gega e ka thirrur Trashin pranë pankinës, ku i ka dhënë ujë dhe i ka kërkuar që të qetësohet.

-Në momentin që Ribaj dhe fotografi i Flamurtarit po kapeshin me tifozët e kuq, një tjetër vatër e nxehtë u ndez pranë tribunës qendrore. Një tifoz i kuq ofendon ish-kapitenin e Partizanit, Idriz Batha, i cili afrohet dhe në distancë nuk mungojnë ofendimet dhe kërcënimet mes palëve.

-Në minutën e 17-të një tifoz i Partizanit hedh një shishe në fushë, që largohet nga trajneri Gega. Pjesa dërrmuese e kritikojnë tifozin që hodhi shishen.

-Mesfushori i Flamurtarit, Elton Kale, vendosi ta kalojë ndryshe momentin e tensionit në fushë. Braziliani u afrua te pankina e Partizanit, ku fillimisht takoi ish-fizioterapistin e Kukësit, Erjon Baçova, që u është bashkuar të kuqve. Më pas Kale ka takuar patriotin e tij, Lukas Kradozo, ku nuk munguan edhe të qeshurat mes tyre.

-Trajnerit Ilir Daja nuk i del e keqja me gjyqtarin anësor, Melsi Dervishi, pasi ai ka qenë sinjalizuesi për kartonin e kuq të Ribajt. Në pushim të ndeshjes, Daja e kapi anësorin për krahu kur po u drejtohej dhomave të zhveshjes, gjë të cilën e bëri edhe pas takimit.

-Nga fundi i pjesës së dytë, një grup tifozësh vlonjatë, të akomoduar në tribunën A, nisën të ofendojnë gjyqtarin. Të njëjtën gjë nisën të bëjnë edhe tifozët vendës, që me batuta iu drejtuan miqve: Po ju bashkohemi edhe ne këtu.

-Në minutën e 85-të, Xhevahir Sukaj hyn në fushë për Flamurtarin, por tifozët e kuq e duartrokitën ish-sulmuesin e tyre, jo vetëm kur hyri, por edhe pas ndeshjes. Në përfundim të takimit në shenjë respekti Sukaj ua tha dashamirësve të kuq se i ka në zemër.

Related posts

TAKIMI ME MESSIN/ HALLEXHIU I VOGËL: Leo duhet të mbajë PREMTIMIN ose të…

Isa.Autor

LIVE/ Rusi-Egjipt, “faraonët” kërkojnë tre pikët e para ndaj vëndasve

Sadik.Autor

E ARDHMJA NË UDHËKRYQ/ Qaka mund të bëjë “prapa-kthehu”, ja ideja e çmendur…

Isa.Autor

Leave a Comment