Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Kukësi, Ndizet sfida në Durrës. Vendasit humbin një rast të artë

Teuta dhe Kuëksi përballen ditën e sotme në çerekfinalen e Shqipërisë. Skuadrat e kanë ambicie të dyja Kupën dhe në “Niko Dovana” pritet një luftë e fortë sportive.

Vendasit synojnë rezultat pozitiv që të jenë komod në takimin e kthimit. Cungu ka ndërhyrë me disa ndryshime, ndërsa Shkëmbi ka hedhur në fushë të gjithë “artilerinë”.

 

LIVE | Teuta-Kukësi 0-0

 

KOMENTI LIVE

18’ Kallaku jep një pasim të mrekullueshëm për Hakajn. Ky i fundit, çon në zonë, por askush nuk mund ta devijojë drejt rrjetës.

16’ Hakaj hedh një top në zonën e Kukësit ku shkon drejt Bushiçit, por Krasniqi me një sparkatë ia del të devijojë në goditje këndi.

14’ Pranë golit Teuta. Bushiç godet me kokë pas krosimit nga goditja e këndit, por topi përfundon pak jashtë shtyllës.

12’ Faull i ashpër në mesfushë ndaj Rrocës nga Sidibe.

10’ Krosim në zonë, ku gjendet Rexhinaldo, por mozambikasi nuk mund ta godasë.

9’ Ethemi lëviz shpejt në të majtë, por është kapiteni Osmani, që me një sparkatë e mbyll rrezikun dhe çon topin në rivënie këndore.

4’ Progni kroson rrezikshëm në zonë, por është Krasniqi që largon në rivënie anësore.

1′ Nis ndeshja në Durrës. Kukësi për çudi, sekondat e para i nis me një lojtar më pak, pasi Çyrbja duhej të qëndronte jashtë vijave, për të ndërruar getat, të cilat nuk ishin komplet të bardha.

Related posts

“GOAL BRASIL”: “Air Albania”, një nga stadiumet më të bukur në Evropë!

F.autor

Ahmataj: Partizani aktivizoi futbollistë të rinj, mbijetesën e vulosëm kundër Vllaznisë dhe Teutës

Sadik.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Ilir Daja: Është ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment