Aktualitet Futboll Shqipëri Sport

PJESË E TË “FORTËVE TË SHKODRËS”/ Lihet në arrest shtëpie trajneri i kombëtares Armir Grima (FOTO)

Armir Grima, ish-trajneri i kombëtares së ekipit të futbollit të femrave, mbetet në arrest shtëpie. Ky është një lehtësim që me sa duket drejtësia ka vendosur t’i bëjë paraprakisht duke e shkëputur nga akuzat e grupit të të “fortëve” të Shkodrës, të njohur si banda “Bajri”.

Armir Grima është një nga 11 të arrestuarit ku pjesa e akuzës bazohej në disa përgjime telefonike mes tij dhe Safet Bajrit, për tolerimin e një ndeshjeje mes Vllaznisë B dhe Tërbunit. Deri në këto momente, Armir Grima ka bërë 4 muaj burg në kryeqytet në qelitë e paraburgimit 313 dhe është transferuar prej mëse dy javësh në shtëpinë e tij në pritje të shkëputjes së çështjes nga akuzat e prëgjtihshme e të ashuquajturës banda “Bajri”.

Related posts

NGA ZONA EUROPIANE TEK MBIJETESA/ Ja java që mund të vendosë dilemat në Superiore

Delo.autor

DANI ALVES NË TRIBUNË/ Pato dhuron “show” dhe shënon si dikur ndaj Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas një krosimi nga Carrasco, mbrojtësi i Simeone zhbllokon sfidën për Atletico-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment