Sport

PLUMBA NË ROMË/ Plagoset rëndë sportisti italian, dyshohet se…

Manuel Mateo Bortuzzo, notar italian ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi mori një plumb ne kraharor gjatë mesnatës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Romë, ndërsa dinamika e saj mbetet ende e paqartë. Deri tani po hetohet dy pista të plagosjes së 20-vjeçarit: Plagosje me armë pas një sherri në një bar, dhe plagosje e paqëllimtë pasi ka qenë viktime e një identiteti të gabuar.

Mësohet se janë dhënë tre të shtëna, ndërsa një plumb e ka kapur në kraharor të riun, duke u ndalur në një vertebër të shtyllës kurrizore. Për këtë ai i është nënshtruar një operacioni për të ndalur hemorragjinë e brendshme.

Bortuzzo është një notar i ri dhe shikohet si një talent për të ardhmen e “Azurreve” në këtë disiplinë.

 

Related posts

Lista U19/ Vjen sulmuesi që tenton të rrëmbejë Greqia, talente nga Superiorja

Isa.Autor

Panuçi “shkund” futbollistët në stërvitje, rezervat goleadë titullarëve

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Shtyhet Premier League, përcaktohet data e rifillimit të kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment