Boks

“MË KËRKUAN QË TË…”/ Khabibi refuzon marrëveshjen dhe zbulon të ardhmen e tij

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, asnjëherë nuk i ka shtrirë dorën njeriut në jetën e tij. Dhe, këtë gjë nuk ka ndërmend ta bëjë as tani që është pezulluar 9 muaj nga Komisioni i Sportit në Nevada. Përveç pezullimit, rusi u gjobit edhe me 500 mijë dollarë për incidentin që ai dhe Conor McGregor (irlandezi u pezullua 6 muaj) shkaktuan pas duelit mes tyre, në eventin UFC-229, në Las Vegas.

Komisioni deklaroi se dënimi mund të reduktohet nga 9 në 6 muaj nëse Khabib do të marrë pjesë në një fushatë antibullizëm. Kjo do të bënte që Nurmagomedov të ishte i gatshëm për t’u rikthyer në kafaz që në prill dhe jo në korrik. Por rusi nuk ka ndërmend që të rikthehet në kafaz kaq shpejt dhe synon nëntorin për t’u ngjitur sërish në kafaz, për të mbrojtur titullin kampion bote. Për këtë arsye, ai ka refuzuar propozimin që i ka bërë Komisioni i Sportit në Nevada.

“Më kërkuan që të jem pjesë e një fushate, por mos harroni që Nevada është shteti ku lejohet gjithçka: Droga, prostitucioni, bastet”, tha Nurmagomedov. Më tej, rusi tha: “Ata vendosin vetë për gjithçka dhe pengojnë sportin. Unë isha gati për t’u rikthyer në kafaz, por ata më ndalën. Atëherë le të duelojnë vetë ata të Komisionit”.

“Titullin nuk ma heq askush, kjo është e sigurtë. Kam parë sportistë që e kanë mbajtur titullin edhe kur kanë qëndruar 2 vjet pa dueluar. Mendoj se do të ketë një sfidë për titullin e përkohshëm, ndoshta mes Poirier dhe Ferguson. Kushdo që të jetë kampioni i përkohshëm, asnjëri nuk ka shans që të ma rrëmbejë titullin”, u shpreh Khabib Nurmagomedov.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Tyson Fury poston FOTON e “FRIKSHME” para REVANSHIT me Wilder

Delo.autor

DUELI I DEKADËS/ Wilder-Fury me revansh në rast britaniku fiton titullin kampion

Isa.Autor

Tyson Fury kërkon 50% të fitimit nga dueli me Joshua

Sadik.Autor

Leave a Comment