Futboll Premier League Sport

POGBA “HERO” ME DOPIETË/ “Djajtë e kuq” fitojnë bindshëm dhe ngjiten në vendin e katërt të Premier

Manchester United ka fituar 3-0 në fushën e Fulham duke u ngjitur në vend të katërt të Premier League me 51 pikë, një më shumë se Chelsea. Në këtë ndeshje përcaktues ishte Pogba me dy golat e tij dhe Martial.

Pjesa e parë nisi nën diktatin e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer dhe Pogba kaloi në avantazh “Djajtë e Kuq” që në minutën e 14’-të me një goditje të fortë brenda zone. Në minutën e 23’-të është Antony Martial që nis një aksion personal duke dribluar të gjithë kundërshtarët dhe nuk gabon i vetëm përballë portierit Rico.

Related posts

TALENTI ITALIAN/ Terzeguet zgjedh pasardhësin e tij në Itali, por s’luan tek Juventus

Isa.Autor

NUK LEJOHEN TIFOZËT, POR POLICIA “PUSHTON” STADIUMIN/ Shikoni çfarë ndodh në “Air Albania” para sfidës me Lituaninë (VIDEO)

Delo.autor

SYLVINHO ZBARDH LISTËN E KOMBËTARES/ Mungon Ismajli i dëmtuar! 25 futbollistë për të vijuar ëndrrën drejt Botërorit 2026

F.autor

Leave a Comment