Futboll La Liga Sport

NJË TJETËR KAPITULL KRITIK TË KARRIERËS/ Gareth Bale në të njëjtin udhëkryq si me trajnerin…

Gareth Bale po kalon nëpër një tjetër kapitull kritik të karrierës së tij. Kjo është përjetuar prej tij edhe më parë. Ky sezon e ka kufizuar mesataren e tij të të luajturit. Uellsiani është aktivizuar në 27 nga 54 lojërat e ekipit, që është 50% e totalit. Dëmtimet e kanë penalizuar edhe këtë edicion. Në janar e nisi vitin e ri i lënduar.

Ky i radhës ishte dëmtimi i tij i 22-të, që kur mbërriti te Real Madridi. Dhe për t’i bërë gjërat më keq, pozita e tij në formacion është kompromentuar, gjithashtu. Uellsiani mbeti jashtë formacionit startues të Solarit kundër Barcelonës, ndeshja më e rëndësishme e të bardhëve deri më sot, por mund ta provojë këtë gjë edhe sot, në derbin kundër Atletico Madridit.

Me trajnerin Zidane, sezonin e kaluar, diçka e ngjashme ka ndodhur me të. Francezi gjeti “karar” me një formacion të suksesshëm pa Bale, edhe Solari po vepron në të njëjtën mënyrë… Zidane nuk e llogariti Bale në pjesën vendimtare të Ligës së Kampionëve. Uellsiani luajti pesë nga shtatë lojërat e mundshme, por ia doli të ishte përcaktues në finale. Ai luajti vetëm kundër Juventusit, nga fillimi.

Real Madridi e humbi atë ndeshje gjysmëfinale në “Santiago Bernabéu” (1-3). Zidane u lodh nga Bale dhe zgjodhi Isco, i cili rrëmbeu vendin, duke luajtur me një skemë 4-4-2. Ish-lojtari i Malaga-s luajti ndeshjet e para të Champions-it kundër PSG, Juventus dhe Bayern Munich. Të gjitha këto, Bale i filloi nga stoli. Edhe në finale, kundër Liverpool, e njëjta gjë ndodhi, edhe pse meritat shkuan të gjitha për Bale, sepse shënoi dy gola.

E njëjta situate me të edhe këtë sezon, teksa mungon në ndeshjet e rëndësishme. Madje, kemi parë se një tjetër partner po e merr vendin e tij. Nuk është më Isco, i cili, gjithashtu, po kalon nëpër një situatë të komplikuar me trajnerin Solari, por Lucas Vazquez. Ky i fundit, që nga ardhja në stol e trajnerit argjentinas, ka luajtur 19 nga 24 ndeshje të mundshme (79% e totalit). Galiciani ka spikatur në krahun e djathtë të sulmit të Real Madridit, duke shoqëruar Benzema dhe Vinicius. Thënë ndryshe, uellsiani ka konkurrencë të ashpër në rolin e vet.

Viti 2019 është konfirmimi se Solari nuk e ka Bale në plane si titullar. Së pari, për shkak të lëndimeve. Së dyti, sepse skuadra po funksionon mjaft mirë. Kundër Villarrealit, pas pushimit të lojës, ai nuk u hodh në fushë. Një dëmtim, i teti i tij në atë pjesë të trupit, e la jashtë fushës edhe atë ndeshje. Që nga kthimi i tij, kundër Girona, në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, ai ka marrë pjesë në katër ndeshje.

Vetëm njërën prej tyre e nisi si titullar (kundër Alaves, në “Bernabeu”) dhe nuk e mbaroi atë. Ky kufizim, përtej lëndimeve, vjen edhe për shkak të vendimeve të Solarit. Nga katër ndeshjet, pas riaftësimit, tri prej tyre i ka nisur nga stoli. Kjo ndodhi edhe në Barcelonë, të mërkurën e kaluar, ndeshja më e rëndësishme e skuadrës madrilene deri tani. Dhe paraqitja e tij në “El Classico” ishte shumë diskrete: vetëm tri kontakte me topin në 26 minuta lojë.

Related posts

BAJRAMI PO SHKËLQEN ME EMPOLIN/ Si Juventus e humbi fantazistin “kuqezi” në 2019-ën për… 1 milionë euro

Delo.autor

Nga Brazili konfirmojnë: Malcom te Inter për 40 milion euro

Sadik.Autor

VIDEO/ Coutinho mbërrin në aeroportin e Barcelonës. Ja çfarë po ndodh…

Q.Autor

Leave a Comment