Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR YLLIN ARGJENTINAS/ Ja përgjigja e Nedved se çfarë do të ndodhë me Paulo Dybalan

Pavel Nedved foli para ndeshjes, së luajtur mbrëmë mes Juventusit dhe Frosinones, duke larguar zërat se ylli i skuadrës bardhezi, Paolo Dybala, mund të largohet. “Ne jemi shumë të lumtur që kemi qenë në gjendje të riaftësojmë lojtarë shumë të rëndësishëm për në Ligën e Kampionëve. Natyrisht, ata janë forca jonë, kanë shumë eksperiencë dhe pa to është më shumë e vështirë, – tha zëvendëspresidenti i Juventusit në mikrofonin e “Sky Sports”.

– Unë duhet të them se edhe ata që luajtën, si Rugani dhe Caceres, ishin shumë mirë në ndeshjen e fundit. Nuk kemi pësuar gol dhe kemi punuar shumë mirë. Deklarata e Paratici për Dybala? I konfirmoj fjalët e tij, Dybala është trashëgimia jonë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Juventusin. Nuk luajti në ndeshjen Sassuolo-Juventus, por u veprua me të vërtetë mirë. Kësaj here do të luajë titullar. Nuk shoh asgjë që nuk shkon, presim shumë prej tij, sepse është një lojtar mjaft i fortë”.

Related posts

I LODHUR NGA GARETH BALE/ Real Madrid nxjerr në shitje për çmimin e pabesueshëm

Delo.autor

Naninggolan largohet nga Roma? Ja përgjigja e lojtarit…

Q.Autor

REVOLUCION TEK BARCELONA/ Trajneri Koeman nuk ndryshon mendim, përjashton dy yjet nga ekipi

Delo.autor

Leave a Comment