Futboll Seria A Sport

SITUATË KAOTIKE TEK MILAN/ Kërcënime dhe tone të larta, portieri Donnarumma largohet me lot në sy nga…

Nuk është aspak e qetë situata me Xhanluixhi Donarumën, i cili ende nuk ka rinovuar me Milanin dhe në fund të sezonit i përfundon kontrata.

Prej kohësh flitet se portieri ndiqet nga Juventusi, që do të provojë ta transferojë në verë. Kjo nuk ka lënë një shije të mirë te tifozët e Milanit, të cilët nuk kanë duruar dhe kanë shkuar në stërvitjen e Milanit ditën e djeshme, para ndeshjes me Beneventon.

Sipas asaj që raportohet nga “Corriere della Sera”, ultrasit e Milanit kanë kërkuar një përballje pikërisht me Donarumën, i cili e ka pranuar dhe ka shkuar për të folur me ta. Zbulohet se tifozët e kanë kërcënuar lojtari, ku ka pasur edhe ngritje të toneve, duke i thënë që nëse nuk rinovon deri ditën kur është ndeshja me Juventusin, atëherë të mos luajë në ndeshjen me bardhezinjtë, e cila do të vendosë edhe fatet e sezonit.

Thuhet se Donaruma iu tha tifozëve se nuk ka vendosur ende asgjë për të ardhmen dhe do të jetë ai vetë që do vendosë ku do luajë. Gjithashtu zbulohet se pas takimit me tifozët, portieri kuqezi është larguar me lot në sy. Kujtojmë se javën tjetër përballet Milani me Juventusin, dy skuadra që po luftojnë për një vend në Champions dhe do jetë një sfidë delikate.

Related posts

Kante refuzon ofertën e PSG: Chelsea, shtëpia ime…

Sadik.Autor

Ironia “therrëse” e tifozëve të Tiranës: Keni lidhje me qytetin, sa Braçe me basketbollin…

Isa.Autor

PRESIDENTI I TORINOS OFENDOI SULMUESIN E LAZIO-s/ Përgjigjet Igli Tare: Immobile është një Mbret që…

Delo.autor

Leave a Comment