Futboll Kategoria Superiore

PRAPASKENA ME DEVOLLIN PAS GOLIT/ Telushi rrëfen: Më mirë me Hilën, shënoj vetëm super gola sepse…

Autori i golit të parë, një super realizimi, në takimin mes Partizani dhe Kastriotit, vlonjati Bruno Telushi deklaroi:

Telushi i ka shënuar Devollit, javën e dytë kur ai drejtonte Kamzën, në Kamëz me goditje dënimi. Supergol me të majtën, kishim kohë që nuk e shihnim…

Kjo që thatë për presor Devollin, ai ma tha përsëri me shaka: “M’u bëre ferr”. Sa për këmbën e majtë, e punoj mirë dhe me të. Normalisht që këmba ime është e djathta, por edhe të majtën e kam mirë. E provova sot, dhe shkoi aty ku duhet, edhe me fat, normalisht.

Gjithë golat janë shënuar nga lojtarë sulmues, përveç jush.

Ndihem mirë për këtë fakt, që jap maksimumin për ekipin dhe i jap pikë. Ato i bëj për ekipin, dhe jo për veten. Më vjen mirë që fitojmë, pasi nuk kënaqesh nëse shënon dhe humbet.

Mos shpallesh golashënues i kampionatit?

Kjo do ishte një kënaqësi, por mendoj se janë sulmuesit ata që duhet të shënojnë më shumë. Është shumë e vështirë për mua kjo gjë.

Keni luajtur me disa partnerë në mesfushë. Me Hilën, Atandën dhe Koten. Me kë ndihesh më mirë?

Me të gjithë ndihem mirë, por më tepër rehat ndihem me Hilën, sepse faza e parë dhe e dytë u luajt me të. Por, edhe Atanda dhe Kote, sidomos Kote që luajti më shumë se Atanda aty, bëri një paraqitje të mirë, dhe më ndihmoi mua edhe ekipin.

7 sezone, 23 gola. Shumë pak me penallti, pjesa tjetër gola të jashtëzakonshme. Kur do na tregosh gola më të thjeshtë?

Ju tani m’i kujtuat golat, sepse nuk i mbaj mend. Një mesfushor që luan mbrapa, është diçka e mirë. Por, nuk i mendoj fare golat. Për golat e thjeshtë, mendoj se pjesën para që të futem në zonë, jam pak larg, dhe kjo është arsyeja pse nuk shënoj ndoshta nga brenda zone.

Të shijon vendi i parë?

Për mua është hera e parë të jem kaq gjatë në vendin e parë. Është diçka e mirë. Të jep emocion, por edhe presion. Ndihesh super.

Related posts

“KA VETËM NJË MËNYRË PËR TA MUNDUR MANCHESTER CITY-N”/ Mourinho: Pep? S’do ta harroj kurrë atë që ka bërë…

Delo.autor

Koulibaly: I kam mbyllur katër herë telefonit Benitez, mendova se po talleshin

Sadik.Autor

DISIPLINA ITALIANE MERR VENDIMET/ Dënon Interin për koret fyese, e pëson edhe…

Delo.autor

Leave a Comment