Futboll Premier League Sport

“LOJTARËT DUHET TË PËRDHUNOJNË DIKË QË…”/ Trajnerit anglez i kushton rëndë deklarata e bërë pas ndeshjes

Trajnerit anglez, Stjuart Bakster i ka kushtuar rëndë, një deklaratë e bërë pas ndeshjes në kampionatin indian, ku ai drejtonte skuadrën e Odisha.

Këta të fundit u mposhtën me rezultatin 0-1 nga Jamshedpur, duke sjellë edhe irritimin e trajnerit të Odishas. Bakster, është shfaqur i irrituar me arbitrimin e ndeshjes, për shkak se pretendon se ka ndihmuar kundërshtarin.

“Nuk e di kur do marrim një penallti. Unë mendoj se një nga lojtarët e mi, duhet të përdhunojnë dikë, ose të përdhunohen vetë, në mënyrë që të marrim penallti.”, u shpreh trajneri anglez pas ndeshjes.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e klubit, të cilët menjëherë i kanë komunikuar ish-trajnerit të Anglisë U-19 shkarkimin nga drejtimi i skuadrës.

Related posts

U TRANSFERUA TEK KAMPIONËT FRANCEZ/ Ja historia e incidenteve mes Icardit dhe Inter

Delo.autor

Fadil Vokrri përkujtohet në Beograd

Sadik.Autor

FLET PËR SFIDËN DHE TË ARDHMEN E TIJ/ Gattuso sqaron: Do të vazhdoj punën time, por klubi…

Delo.autor

Leave a Comment