Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Devolli: Sinqerisht është për të ardhur keq, do flas me presidentin për…

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, foli pas sfidës ndaj Partizanit moderatores Vilma Masha, ku u shpreh:

Jeni i kënaqur për mënyrën si skuadra luajti?

Sinqerisht është për të ardhur keq. Ne e dinim që Partizani ka individë, ka cilësi dhe atje u bë diferenca. Alban Hoxha bëri superpritje, Telushi bëri super gol. Treguam që dimë të luajmë futboll dhe rezultatet që bëmë nuk ishin rastësi.

Do të jetë e aftë skuadra që të luftojë dhe të sigurojë mbijetesën?

Që nga dita e parë kam gjetur një grup shumë të mirë. Kemi një ndërthurje të lojtarëve. Po punojmë me seriozitet, ja ku janë dhe frytet. Nuk do ta ulim kokën, duhet të vazhdojmë të punojmë. Janë dhe 15 ndeshje. Unë kam besim shumë. Do arrijmë të shpëtojmë. Jam pak pishman nga kjo ndeshje, patëm 2-3 momente, që nuk patëm fat. Jam shumë i kënaqur nga skuadra nga dëshira nga grinta. Luanim kundër Partizanit, është me meritë në vend të parë, i përgëzoj. Jemi ekip që s’duam të marrim ndeshje me shqelma me grushta, duam të luajmë futboll dhe ta mundim kundërshtarin me futboll.

Je i kënaqur me Xhuniorin dhe Vatnikajn?

Është e drejtë si pyetje. Prisja më shumë nga Vatnikaj. Po shikoj një Jurgen tjetër. Të gjithë jeni të vetëdishëm.  Xhunior iu afrua golit, se është Alban Hoxha në portë është tjetër gjë.

5 lojtarë sulmues në formacion, nëse do të riluej kjo ndeshje do ta mendoje ndryshe?

Kishim problem mungesën e Husein. Futëm Markun mbrojtës të djathtë, improvizuam. Jam trajner që nuk dua të luaj me 3 mesfushorë që vetëm të prishin aksione. Fati dhe diferenca e individëve të Partizanit vendosën ndeshjen.

Cilat skuadra mund të lini poshtë?

Nuk flas me emra, unë dua të lë 2 ekipe poshtë. Se kush janë ekipet nuk më interesojnë. Unë dua të jem i treti nga fundi. Ky është trofeu jonë. Na duhet shumë fat.

Ndeshjet në fushë asnjanëse, jeni i mërzitur?

Unë si trajner nuk dua të luaj në një fushë ku nuk luhet futboll. Do flas me presidentin, nëse është mundësi t’i luajmë ndeshjet ne Elbasan. Kemi cilësi dhe e kemi treguar që dimë të luajmë futboll.

Related posts

Prishi kontratën me Flamurtarin, gjen strehë te Rabotnicki

Isa.Autor

E VEÇANTË/ Luan kundër INTERIT, por ka një TATUAZH të Marco Materazzit

Isa.Autor

“ZEMRA MË DJEG KUR TË SHOH NË ZI, BËHU…”/ Mesazhi emocionues i “Ballistëve” nga ndeshja e sotme (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment