Futboll Seria A Sport

PAS BARAZIMIT DRITHËRUES/ Allegri: Ishim mendjelehtë në fazën e mbrojtjes, duhet të…

Juventus ka shpërdoruar avantazhin e dy golave në 25 minutat e fundit teksa dy golat e Gervinho-s kanë barazuar rezultatin 3-3 për Parma-n.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri ka qenë i pakënaqur për lojën, sidomos në prapavijë, dhe natyrisht rezultatin.

“Ishim mendjelehtë në fazën defensive,” shprehet Allegri.

“Bëmë gabime në golin e dytë dhe të tretë. Ndeshja kishte mbaruar, por një gabim në zonë në fund të takimit bëri që ndeshja të përfundonte 3-3.

“Gjithsesi, asgjë nuk ndryshon, kemi një avantazh të mirë ndaj Napolit, por duhet të luajmë më të përqendruar.”

“Atletico Madrid? Jo, do të përgatitemi për ndeshjen nda Sassuolo-s, kampionati nuk ka mbaruar, duhet të rikthehemi fuqishëm sidomos në mbrojtje.”

Related posts

KUPA E ANGLISË/ “Topçinjtë” eliminojnë Cityn, siguron finalen falë Aubameyang

Delo.autor

ÇËSHTJA E “NXEHTË” E RINOVIMIT TË IKARDIT/ Ja sa shanse ka të qëndrojë kapiteni

Delo.autor

DËMTIMI I LOJTARIT TË CHELSEAT/ Brazili mungesë të madhe në finalen e Copa America

Delo.autor

Leave a Comment