Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ “Të Kuqtë” dhe Manchester City në “luftë” për titullin, ja ndeshjet e vështira që të çojnë tek trofeu

Liverpuli dhe Mançester Siti, do të kenë një duel kokë më kokë deri në fund të Premier Ligës, pasi diferenca e tyre është vetëm 1 pikë dhe mbeten 10 sfida për tu luajtur.

Njëra prej këtyre skuadrave do të jetë fituesja e këtij edicioni të kampionatit anglez, por të përcaktohet se cila nga këto është shumë e vështirë. Skuadra e Klopit ka 69 pikë, ndërsa ajo e Guardiolës ka 68 .

Në 10 ndeshjet që i mbeten Liverpulit, pesë do t’i luajë në shtëpinë e vet dhe pesë jashtë fushe. Ndërsa Siti, gjashtë do t’i luajë si mike dhe katër në fushën e vet.

Në takimet e mbetura Liverpuli ka tre kundërshtarë shumë të fortë, të paktën në letër, që janë Totenhemi në fushën e vet, Evertoni në transfertë dhe Çelsi në shtëpi.

Kurse për Sitin, sfidat më të vështira do të jenë ato me Totenhemin në shtëpi dhe Junajtid jashtë fushe.

Related posts

Përfundon miqësorja Erzeni-Kamza, ndeshja mbyllet me rezultat të thellë (FOTO)

Isa.Autor

Liverpul nuk ndalet vetëm te Alison, kërkon “yllin” KROAT që shkëlqeu në Botëror

Isa.Autor

Thyeu rekordin e madh te Napoli, vjen urimi i Maradonas për Hamsik: Të lumtë, por mos u ndal më!

Q.Autor

Leave a Comment