Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Allegri merr lajmin e mirë, ja kush rikthehet në stërvitje

Frika e madhe te Juventusi duket se ka kaluar. Cristiano Ronaldo, ylli i ekipit dhe lideri i bardhezinjve këtë sezon, është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të grupit. Pasi ditën e mërkurë u stërvit i veçuar dhe duket se kishte probleme muskulore, prania e portugezit në fushë në supersfidën ndaj Napolit në “San Paolo” nuk është më në diskutim.

Ekzaminimet kanë përjashtuar probleme dhe nëse nuk do të rikthehet dhimbja në kavilje, trajneri Alegri do ta grumbullonte për të dielën në mbrëmje, përballë skuadrës së Carlo Ancelottit. Në ndeshjen e vajtjes, portugezi ishte deçiziv, duke hedhur “firmën” e tij në fitoren 3-1 në Torino.

Këtë sezon, Ronaldo ka realizuar me Juventusin 19 gola në Serie A, në 25 ndeshje, ndërsa vetëm 1 gol në Champions dhe rrjetën deçizive që i dha mundësi bardhezinjve të triumfonin në Xhedah në Superfinalen e Kupës së Italisë, ndaj Milanit.

Related posts

KATAR 2022/ Ndizet sfida, Spanja ndëshkon “Dardanët” me 2 gola në 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NË CHAMPIONS/ Sheriff Tiraspol mposht me përmbysje Realin në frymën e fundit në “Bernabeu”

Delo.autor

16 MILIONË EURO TË SHPENZUARA KOT/ 18 paraqitje dhe një gol të shënuar, Fiorentina nxjerr në treg dështimin e merkatos

Delo.autor

Leave a Comment